“Autostrada e Dukagjinit është autostradë jo vetëm e shqiptarëve kudo në Ballkan, por është autostradë e Evropës, sepse ajo lidhë vendbanime në Evropë”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e fillimit të ndërtim-zgjerimit të rrugës regjionale R 107 qendrore në Deçan.
Kryeministri Haradinaj tha se kjo zonë ka qenë një tokë e djegur, e shkatërruar dhe minuar, por edhe zonë e lavdisë, me njerëz të aftë të kësaj treve nëpër breza.
“Infrastruktura e lehtëson jetën, rrugët e urat lidhin njerëzit, e bëjnë jetën më të shpejtë, më të saktë, janë nevojë ekonomike, mirëqenie”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ajo që na bën të ecin përpara, është fakti i kthimit në hartën ekonomike, që do të thotë se infrastruktura na bën më atraktiv për sipërmarrësit, për investitorët, për vende të punës.
Kryeministri Haradinaj, më tutje, në fjalën e tij në këtë ceremoni, tha se infrastruktura nxjerrë në pah vlerat tona, edhe ato njerëzore e kombëtare, vlerat e lirisë, memorialet dhe gjithë ato vende të shenjta që nderohen, por gjithashtu nxjerrë në dritë edhe resurset tona, mundësitë ekonomike.
Duke theksuar rëndësinë e kësaj autostrade, kryeministri Haradinaj, tha se ata që e kritikojnë këtë autostradë, janë edhe shkurtpamës, edhe hileqarë, duke shprehur gjithashtu se i gëzohet autostradës që e lidhë me Gjilan, me Dheun e Bardhë dhe këtë projekt edhe e ka shtyrë përpara.
“Janë qindra mijëra banorë e ekonomi dhe miliona që i kontribuojnë buxhetit të vendit tonë, pa u thirr në tragjeditë e vuajtjet e të kaluarës e kontributin tonë për liri”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se me këto projekte, dëshirojnë të lidhen me ekonominë e Kosovës, rajonit dhe globit, të arrijnë më shpejt në Durrës, në Selanik dhe ata që investojnë në vendin tonë, të arrijnë më shpejt me mallin që e prodhojnë këtu, ta dërgojnë në tregje.
“Nuk vijnë investimet askund kur nuk ka infrastrukturë, nuk vjen askush me hy labirintheve dhe ju siguroj se pa infrastrukturë nuk vijnë investitorët”, shtoi kryeministri Haradinaj, duke përmendur faktin se përpos infrastrukturës, duhet të ketë investim në kanalizim, ujëra të zeza dhe rrymë.
Kryeministri Haradinaj tha Dukagjini është banka e ujit, jo vetëm e Kosovës, por më shumë dhe se i gjithë brezi, prej Grykës së Rugovës e deri në Lepenc, janë mundësi ideale për ujëmbledhës, janë investime shumë të vogla e rëndësia është e jashtëzakonshme.
“I besoj vendit tim, e di që s’jemi njerëz perfekt, e di që gabojmë, e di që duhet ballafaquar me defektet tona, por nuk pranoj të na cilësojë askush mbi këtë dhe si të pa zot dhe si ata që s’mund t’i nxëmë ata që kanë arritur rezultate”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova do t’i bashkohet Evropës, botës euroatlantike, si ata që kanë diçka, një vlerë në partneritet.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se kjo ditë është shumë e veçantë për Deçanin pasi po i dhurohet një projekt që ka një simbolikë të veçantë, sepse jo vetëm për qytetarët e Deçanit por ky projekt po i dhurohet këtij regjioni.
Ndërkaq, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se ky projekt është shumë domethënës për qytetin e Deçanit, projekt ky që ka filluar të hartohet para 15 viteve por që tash i ka ardhur koha e zbatimit falë ndihmës së Qeverisë Haradinaj dhe ministrit Pal Lekaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe