Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë për emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com, ka thënë se pas taksës 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, 70 për qind e bizneseve vendore kanë rritur numrin e të punësuarave prej 1 deri në 3 punëtorë.
Sipas tij, edhe pse me vështirësi bizneset kanë arritur që të gjejnë tregje të reja.
“Taksa 100 për qind ka sjellë për herë të parë eksport gati zero të Serbisë në Kosovë. Por kompanitë tona kanë bërë zëvendësime të tregjeve me sukses. Vendet dallojën varësisht prej produkteve që mungojnë nga tregjet e më hershme. Por vendet e rajonit si Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kanë përfituar më shumë”, tha Rukiqi.
Por efekti kryesore i taksës sipas tij, është rritja e vetëdijes së konsumatorëve për të mos i ble produktet serbe.
“Nëse 6 muaj zgjat mungesa e një produkti në treg, konsumatori e humb komunikimin me atë produkt. Taksa 100 për qind e ka zbehur interesimin e konsumatorëve për produktet nga Serbia. Edhe nëse kthehen produktet serbe në treg do ta kenë të vështirë ta rikthejnë tregun siç e kanë pasur”, tha kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi.
Ai ka treguar se taksa për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës ka ndikuar në rritjen e punësimit dhe prodhimit.
“Pas taksës, 70 për qind e bizneseve vendore kanë raportuar rritjen e punësimit prej 1 deri në 3 punëtorë, pjesa tjetër kanë mundur ta rrisin edhe më shumë punësimin”, tha ai.
Rukiqi ka treguar edhe për kontrabandën që është bërë pas vendosjes së taksës 100 për qind. Sipas tij, shumë kompani nga Serbia e kanë shfrytëzuar Maqedoninë Veriore për ndryshim të origjinës së mallit.
Ndryshe taksa 100 për qind nga Qeveria e Kosovës, për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është vënë më 21 dhjetor 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze