LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Kosova e Shqipëria bashkëpunimin ekonomik, tash e 10 vjet me shumë barriera (Video)

Rukiqi: Kosova e Shqipëria bashkëpunimin ekonomik, tash e 10 vjet me shumë barriera (Video)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com, ka folur për barrierat në mes Kosovës dhe Shqipërisë, efektet e taksës 100 për qind, si dhe për vështirësitë e bizneseve në Kosovën.

Rukiqi ka thënë se nuk ka vullnet për t’i rritur shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri pavarësisht kapaciteteve. Madje shuma e shkëmbimeve tregtare sipas tij, është sikur të ishin e dy kompanive, e jo e shteteve.


“Në vend që ne të diskutojmë për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri, po diskutojmë për barriera. 10 vite të raporteve ndërshtetërore duke ditur që Kosova e ka shpallur Pavarësinë më 2008, si raporte ndërshtetërore 10 vite apo një dekadë e këtyre raporteve në kuptimin ekonomik e në aspektin e bashkëpunimit tregtar dhe të investimeve është dekadë e barrierave”, tha Rukiqi.

Ai i ka kritikuar edhe institucionet e Kosovës për mos angazhim për t’i zgjedhur pengesat për bizneset që duan të eksportojnë në Shqipëri.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi gjatë intervistës për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com.

“Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të duhej që të kishin më shumë tregti, më shumë investime, e jo të ndodh e kundërta ku niveli i këmbimeve mbetet në nivel të dy kompanive ai është inferior edhe për nivelin e kompanive”, theksoi kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi.

Në këtë intervistë Rukiqi ka folur edhe për bizneset vendore, efektet e taksës 100 për qind në rritjen e punësimit si dhe për privatizimin e në Telekomin e Kosovës. /Telegrafi/