Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar dhe udhëheqësia e njësisë për bashkëpunim e delegecionit të BE-së. Nicola Bertolini sot qëndruan për vizitë në Vincë si pjesë e karvanit “BE për ty”.
Gjatë vizitës, ambasadori Zhbogar mori pjesë në debatin me nxënësit e shkollës së mesme me temë “Vizioni i të rinjve për Bashkimin Evropian”.
“Me nxënësit kemi pasur debat të shkëlqyer dhe interesant, ndërsa mund të them se është shumë e guximshme se sa të fortë janë të rinjtë këtu, se sa ato i përkushtohen qytetit të tyre dhe vendit të tyre, vizioni drejtë së ardhmes dhe përmirësimin e gjendjes në vend. Një nga temat për të cilën biseduam ishte mjedisi jetësor dhe pikërisht për këtë kam nderin të paralajmëroj se javën e ardhshme fillon një projekt i ri “Pastërti. sikur në shtëpi”, me të cilën duam që të ngritin vetëdijen tek qytetarët për rëndësinë e pastërtisë në rrethinë”, tha Zhbogar.
Në punëtorinë me qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin e biznesit nga Vinica dhe rajoni, Nicola Bertolini nga njësia e bashkëpunimit të delegacionit të BE-së paraqiti fondet në dispozicion të tyre, duke dhënë udhëzime për përdorimin e tyre më të mirë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251