LAJMI I FUNDIT:

Kina ka hapur qendrën e parë tregtare me internet 5G (Video)

Kina ka hapur qendrën e parë tregtare me internet 5G (Video)

Qendra e parë tregtarë në botë që ofron rrjet të internetit 5G, është hapur në Shangai të Kinës.

L+Mall që ka 12 kate me lokale të ndryshme, ofron rrjet të fuqishëm interneti, të zhvilluar nga Huawei, transmeton Telegrafi.

Klientët do të kenë mundësi të shkarkojnë material brenda pak sekondave, apo të shikojnë filma falas në kinemanë e qendrës, me syza 3D.


Megjithëse ka 140 mijë metra katrorë, në çdo cep janë të vendosur robotët që mund të pyeten me zë prej klientëve, për mallrat apo shërbimet që iu interesojnë. Nëse nuk mjaftojnë orientimet, robotët do t’i shoqërojnë klientët deri në pjesën e duhur.

Sicilit individ do t’i regjistrohet fytyra, që të hyjë në sistemin e të dhënave, që të shfrytëzohet më pas për qështje sigurie, si dhe lehtësira tjera.

Raportohet se serverët e 5G janë instaluar në katin e parë dhe të gjashtë, për të ofruar rrjet interneti në tërë ndërtesën.

Sistemi është pjesë e një projekti zhvillimor, për të hulumtuar se sa do të ndihmojë internet në sistemin e ri të tregtisë. /Telegrafi/