LAJMI I FUNDIT:

Alves pret oferta nga Liga Premier

Alves pret oferta nga Liga Premier
Dani Alves (Foto: Mark Runnacles/Getty Images/Guliver)

Dani Alves ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin, duke shpresuar për një kalim në Ligën Premier gjatë kësaj vere .

Mbrojtësi brazilian e dëshiron largimin nga skuadra franceze, pasi këta të fundit i kanë ofruar vetëm një vit kontratë, ndërsa ajo aktuale skadon në fillim të muajit të ardhshëm.


36-vjeçari ishte lidhur me një kalim në Angli në vitin 2017 (te Manchester Unitedi, Chelsea dhe Manchester City), por në fund vendosi të transferohej te PSG nga Juventusi si lojtar i lirë.

Dani Alves gjatë përballjes me Manchester United në Ligën e Kampionëve (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Tani, Alves është duke e kërkuar transferimin në Ligën Premier, pasi dëshira e tij është që të transferohet te Citizens, aty ku do të bashkëpunonte sërish me Pep Guardiolan.

Mbrojtësi brazilian është i acaruar me PSG-në, pasi u ka kërkuar dy vite kontratë në mënyrë që të qëndronte në Parkun e Princave, mirëpo kërkesa e tij u refuzua.

Të gjitha lajmet nga Dani Alves
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dani Alves

“Ideja që unë ta përfundoj karrierën pa shkuar në Ligën Premier, nuk është e mundur. Aty është futbolli më i bukur në botë. Së pari, respektin që kanë tifozët dhe pasionin që ke në fushë kur luan atje”, ka thënë Alves. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori