LAJMI I FUNDIT:

Ligue 1 ia ndalon Neymarit dhe Marquinhos të marrin pjesë në festën e titullit të PSG-së

Ligue 1 ia ndalon Neymarit dhe Marquinhos të marrin pjesë në festën e titullit të PSG-së
Neymar Jr dhe Marquinhos. (Photo by Mark Robinson/Getty Images)

Paris Saint Germain është kampion i padiskutueshëm në Ligue 1 edhe këtë edicion, pasi ka siguruar javë më parë titullin.

Kryeqytetasit francez do ta pranojnë titullin vetëm ditën e sotme (e shtunë) para adhuruesve të vet.


PSG do të jetë nikoqir i Dijonit që është në kërkim të pikëve, por pa marrë parasysh rezultatin në fund të ndeshjes FFF do t’ia dorëzojë trofeun parisienëve.

Në këtë moment do të mungojë ylli më i madh i PSG-së, braziliani Neymar si dhe bashkëkombësi i tij Marquinhos.

Paris Saint-Germain
Lexo po ashtu Paris Saint-Germain

Neymar u dënua me tri ndeshje moslojë pas goditjes që i dha tifozit pas finales në Kupën e Francës, ndërsa Marquinhos është i skualifikuar pas kartonit të kuq javën e kaluar ndaj Angers.

Rregullorja e Federatës së Futbollit francez thotë se përderisa një futbollist të jetë i dënuar nuk duhet të futet as në fushë derisa ka një aktivitet sportiv.

Ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe dorëzimi i trofeut sipas FFF është një aktivitet dhe Neymar nuk do të lejohet të zbret në fushë.

Nga Barcelona te Real Madrid, Juventus e Bayern Munich, si do të duken gjigantët evropianë me transferimet e mundshme në edicionin e ardhshëm
Lexo po ashtu Nga Barcelona te Real Madrid, Juventus e Bayern Munich, si do të duken gjigantët evropianë me transferimet e mundshme në edicionin e ardhshëm

Kësisoj sulmuesi brazilian së bashku me Marquinhos do të mund t’i ndjekin vetëm nga tribuna shokët e skuadrës teksa festojnë titullin.

Natyrisht Neymar e Marquinhos do t’i bashkohen pjesës tjetër të skuadrës me të dalë nga stadiumi Parc de Princes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori