Kryetari i Kuvendit njëherësh edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se taksa tashmë nuk guxon të largohet edhe nëse na premtohen vizat.
Veseli, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se taksa ka qenë një ndër vendimet me dinjitoze që është marrë por më pas është stërkonsumu dhe e kemi kthyer kundër vetes.
“Në vend se të jetë objekt me Serbinë, taksën e bëmë objekt përplasjeje me Amerikën e Bashkimin Evropian…Unë kam qenë iniciuesi dhe propozuesi i taksës, marr përgjegjësinë deri në fund, por politika është pragmatizëm”, tha Kryetari i Kuvendit.
“Populizmi mund të fluturon, por nuk jemi duke fituar diçka shumë nga taksa…Nuk jam pishman, por do të ishte shumë më tepër strategjike ajo që kam thënë unë [pezullimin e taksës për 120 ditë]”.
Kryetar i PDK-së ka thënë se nuk do të lejoj heqjen e taksës dhe “Kosova të del pa dinjitet”.
“Dikush mendon të heqim se po na bëjnë presion, por nuk do të veprojmë si fëmijë. Përgjegjësia është e Kryeministrit se e ka mbajtur taksën dhe tash duhet ta mbajë me dinjitet pavarësisht presioneve apo kushtëzimeve”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Goditjet e mëdha i kam marrë unë. Nga Washingtoni kur kam qenë në vizitën zyrtare deri në Bashkimin Evropian nuk jam lëkundë. Kemi menduar të shkojmë bashkërisht [me Haradinajn]”.
Veseli ka thënë se propozimi i tij për të pezulluar taksën për 120 ditë kishte marrë mbështetje të fortë edhe nga Washingtoni, por u la i vetëm.
“Kam qenë ekstra i lumtur kur kam marrë dakordimin amerikan për propozimin tim. Në momentin e fundit nuk e di çka ndodhi, ndryshoi, mbeta i vetëm…u liga. Unë publik e kam bërë propozimin. Mos mendoni se nuk e kam ditur çfarë po bëj. Nuk jam populist. Unë nuk jam veç çfarë mendon populli. Mendoj për atë çka ndodh pas gjashtë muajve apo viteve”.
“…Një po e them. Nuk do të lejoj të hiqet taksa pa dinjitet, edhe nëse ma kërkon dikush. Le të përgatitet populli e të mos më gjuajnë me vezë, pasi do të dëmtohet shteti nëse hiqet taksa pa dinjitet”, tha ndër të tjera Kadri Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Bytyqi: Një vit e gjysmë punuam në planin e rritjes, të ndërmarrim të gjitha proceset reformuese
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City