LAJMI I FUNDIT:

Qeveria austriake ndalon sfidën bizare e puthjes së lopëve (Video)

Qeveria austriake ndalon sfidën bizare e puthjes së lopëve (Video)

Shfrytëzuesve të rrjeteve sociale, iu është kërkuar nga qeveria austriake që të ndalojnë sfidën bizare të puthjes së lopëve, meqë është e bezdisshme dhe shumë e panevojshme.

Aplikacioni zvicerran Castl, e ka lansuar #KuhKusChallenge, që nënkupton sfidën e puthjes së lopës, për të mbledhur para për bamirësi në Zvicër dhe shtete tjera ku flitet gjermanisht, transmeton Telegrafi.


Ministrja Austriake e Agrokulturës, Elizabeth Koestinger e ka cilësuar të bezdisshme dhe të panevojshme, ndërsa kërkoi të ndalohet.

“Kafshët e kullotave dhe livadheve, nuk janë të buta si ato shtëpiake, aksionet e tilla mund të kenë edhe pasoja” ka thënë Koestinger.

Lopët dhe gjedhet tjera, mund të reagojnë pa dashje, duke u shkaktuar njerëzve lëndime të konsiderueshme, andaj kërkohet që të mos praktikohet kjo sfidë. /Telegrafi/