Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, e pranoi dhe e shqyrtoi Nismën e Grupit parlamentar të pavarur të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë, e cila ka të bëjë me kërkesën për testim vullnetar të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për narkotikë.
“Ju informojmë se, në Ligjin për deputetët, në Rregulloren për punën e Kuvendit dhe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka bazë juridike sipas së cilës Kryetari dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut kishin mundur të realizojnë nismën e Grupit kuvendar të pavarur”, thonë nga kabineti i Xhaferit duke thënë se kushtet për kandidim, për zgjedhjen dhe për punën e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë qartë të përkufizuara dhe së këndejmi, Kryetari i Kuvendit nuk mundet dhe nuk guxon të veprojë jashtë autorizimeve të veta ligjore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në njoftim gjithashtu theksohet se deputetët dhe të punësuarit në Kuvend shkojnë në kontrollime të rregullta sistematike, që janë vërtetim për gjendje e tyre shëndetësore dhe se kontrolli i fundit ka qenë në vitin 2017 ndërsa i ardhshmi do të jetë këtë vit.
Xhaferi mohon pohimet e koordinatorit të grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski se kryetari i Kuvendit mundet edhe pa nismë të parashtruar formalisht të përcaktojë përgjegjësi të një deputeti.
“Në përputhje me Kodin për sjellje etike të deputetëve, Neni 15, kryetari i KRMV nuk ka kompetencë në procedurën për përcaktimin e bërjes së cenimeve të lehta dhe të rënda dhe për kumtimin e masave për deputetët”, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryetarit Xhaferi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Në Tupallë të Medvegjës mbahet manifestimi “Takimet e Vendlindjes”
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës