LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi do të vendosë nëse do të ketë test droge te deputetët

Xhaferi do të vendosë nëse do të ketë test droge te deputetët

A do të testohen deputetët në mënyrë vullnetare për testime për drogë varet nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili duhet ta shqyrtojë dhe të përgjigjet në nismën e ngritur nga grupi i pavarur i deputetëve nga OBRM-PDUKM.

Nga kabineti i Xhaferit thonë se kryetari i Kuvendit nuk komenton deklarata të grupeve të deputetëve, ndërsa pasi ta shqurojë nisën do të deklarohet dhe do të veprojë sipas kompetencave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Më herët nga grupi i deputetëve ku koordinator është Elizabeta Kançeska Milevska dorëzuan në Kuvend nismë për testim të vullnetshëm të drogave për të gjithë deputetët.

“Propozojmë që edhe politikanët tjerë, aktual dhe ish-funksionarë, zyrtar administrativë, gjykatës, prokuror, kryetar komunash dhe këshilltarë, të na bashkëngjiten në qëllimin tonë dhe qytetarëve tonë t’u japim shembull të mirë në luftën kundër (keq)përdorimit të lëndëve narkotike. Ftojmë gjithë ushtruesit e funksioneve publike testin ta bëjnë në mënyrë vullnetare”, thuhet në kumtesën e grupit të pavarur të deputetëve.

Spasovski: Rasti i Bogoevskit do të trajtohet si çdo rast tjetër
Lexo po ashtu Spasovski: Rasti i Bogoevskit do të trajtohet si çdo rast tjetër

Ideja është e pranueshme edhe për OBRM-PDUKM-në edhe për LSDM-në, ndërsa kërkesa vjen pas reagimeve në opinion për publikimin e audio-incizimin ku dëgjohet deputeti Pavle Bogoevski i cili akuzohet se blen kokainë, ndërsa ai tha vërtetoi këtë audio-incizim dhe se ka blerë vaj kanabisi për shërimin e një personi të afërt të tij.

OBRM-PDUKM kërkuan dorëheqje, ndërsa një pjesë e deputetëve të LSDM mbështetën Bogoevskin duke thënë se skandali është keqpërdorë për qëllime politike lidhur me mandatin e deputetit të Nikolla Gruevskit.

Edhe deputeti i BDI-së, Artan Grubi deklaroi se do të nisin nismë për të ashtuquajturin “veting”, përkatësisht kontroll për përdorimin e drogës për secilin deputet apo funksionar i cili kryen detyrë publike.

“Ne këtë nismë e fillojmë nga radhët e BDI-së dhe duam ta propozojmë në Kuvend, më pastaj presim mbështetjen edhe të sektorit qytetar dhe mediat. Secili që kryen detyrë publike duhet të kontrollohet në këtë test dhe ne presim përkrahje nga të gjithë që janë të sinqertë”, tha Grubi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori