Termokosi do të zgjerojë rrjetin ngrohës me avull nga termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), edhe në disa objektet banesore të vjetra si dhe në disa lagje të reja të Prishtinës. Por pavarësisht mundësive për ovull Termokos nuk e ka shfrytëzuar krejt kapacitet për ngrohje, pasi që edhe rrjeti ngrohës mungon shumë në lagjet e reja.
Zëdhënësja e Termokosit Afërdita Uka ka thënë për Telegrafin se zgjerimi i rrjetit për vitin 2019 kam një shifër prej rreth 9 milionë euro.
“Brenda pak ditësh do të fillojnë punimet për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, në saje të një donacioni nga Komisioni Evropian në vlerë të 8.3 milionë eurove , ndërsa Termokos dhe Komuna e Prishtinës, participojnë në këtë projekt me nga 250 mijë euro”, tha ajo.
Uka ka thënë se numri më i madh i banesave që do të kyçen në rrjetin ngrohës janë në lagjen Kalabria.
“Një nga lagjet, që do të përfitojë më së shumti nga ky projekt do të jetë lagjja ‘Kalabria’ pjesa në afërsi të banesave të arabëve, ku do të kyçen numri më i madh i objekteve banesore. Zgjerim të rrjetit të ngrohjes do të ketë edhe për një pjesë të objekteve banesore, që shtrihen përreth ‘Rrugës B’, disa objekte të vjetra banesore në lagjen ‘Ulpiana’ dhe ‘Qendër’ si dhe disa institucione si: Teatri Kombëtar, Filarmonia e Kosovës, shkolla ‘Naim Frashëri’, çerdhet e fëmijëve ‘Buzëqeshja’ dhe ‘Xixëllojnat’, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Stacioni i Policisë në lagjen e ‘Muhaxherëve’, Doganat e Kosovës etj”, ka treguar zëdhënësja e Termokosit, Aferdita Uka.
Kurse drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” ka thënë se Termokos nuk është duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet për ekogjenerim që mund t’i ofrojë kjo korporatë.
Sipas tij, nëse zgjerohet rrjeti ngrohës nga ngrohtorja Termos ata do të mund të shfrytëzojnë me avull pa probleme.
“KEK-u e ka të instaluar sistemin e ekogjenerimit në dy blloqet e Termocentralit “Kosova B”. Nuk shfrytëzohet as 50 për qind kapacitet e instaluar të KEK-ut. Nëse Termocentrali e rrit instalimin e rrjetit ngrohës KEK mund ti jap avull”, tha drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi.
Ndryshe, Termokos ngrohjen e konsumatorëve me avull e ka filluar në vitit 2014. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës