LAJMI I FUNDIT:

Ëndrrat për të ardhmen, pranë një centrali bërthamor

Ëndrrat për të ardhmen, pranë një centrali bërthamor

Samit 11-vjeçar gjithnjë i është thënë të mos shqetësohet për centralin bërthamor që po mbinte pranë tij. Por, papritmas rrjedha e jetës së tij po ndryshon, transmetno Telegrafi.

“Hinkley Point C” do të jetë centrali më i madh bërthamor në Britaninë e Madhe, dhe është veç dy milje larg shtëpisë së Samit. Shumica e shokëve të klasës së tij presin të punojnë aty, por Sam është i vendosur të shpëtojë nga ky fat. Ëndrra e tij është të mbrojë jetën detare me të cilën identifikohet.


Ashtu si peshku, ai po ndjehet i pavlerësuar nga të rriturit. Ndaj, mendon se mënyra e vetme e realizimit të ëndrrës së tij është të lë shokët dhe të shkojë në një shkollë private. Por, prindërit nuk mund të paguajnë shumën e kërkuar. Kështu, u detyruan të drejtohen për financim te centrali gjë që e shtyn Samin të mendojë se çfarë personi do të jetë.

Duke u endur mes përditshmërisë dhe ëndrrave të Samit, ky film dokumentar trajton rrugën nga pafajësia fëmijërore deri te maturia.

Dokumentarin e përgatitur nga ditorja Guardian, mund ta shikoni të plotë më poshtë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Kulture
Romët

Romët

Kulture
BIR

BIR

Poezi
Putini, Pushkini dhe rënia e Perandorisë Ruse

Putini, Pushkini dhe rënia e Perandorisë Ruse

Kulture
Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

Analiza
Padija si shëmti

Padija si shëmti

Kulture
Kalo në kategori