LAJMI I FUNDIT:

NËSE

NËSE

Poezi nga: Andre Frenaud
Përktheu: Muhamed Kërveshi

Nëse i dorëzohet
paaftësisë
– do shumë


Nëse shlirohet
nga jo-dashuria
– kërkon shumë dashuri

Nëse e prek
sirenën në gjumë
– dëshiron ajo ta shoqërojë

Nëse nuk pranohet
ankesa jonë
– kërkojmë përtejshtigje

Nëse është i paaftë dhe i çmendur

Kini mëshirë për të.