LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Telekomi po falimenton për shkak të punësimeve pa kritere

Hoti: Telekomi po falimenton për shkak të punësimeve pa kritere

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti gjatë debatit në Kuvend ku po flitet për gjendjen e krijuar në Telekomin e Kosovës, ka thënë se kriza në këtë kompani është thelluar nga punësimet pa kritere.

Hoti ka treguar se cilat janë arsyet se pse po falimenton Telekomi.

“Kriza është thelluar, është rritur punësimi mbi baza të pastërta të nepotizmit dhe politike, auditim nuk është bërë dhe kryeministri nuk ka raportuar në Kuvend. Telekomi po falimenton për shkak të qindra lëndëve në gjykatë. Inkasimet po vihen nga përmbaruesit privat. Telekomi nuk ka ide për riskun e ekspozimit ndaj këtyre rasteve. Ka shumë licenca të kanë skaduar nga Telekomi dhe nuk ka mundësi me i vazhduar dhe kjo ndikon për sigurinë kombëtare duke pa natyrën e kësaj kompanie”, ka thënë ai.


Haradinaj: Qeveria ka filluar të ndërmerr masa për gjendjen në Telekom
Lexo po ashtu Haradinaj: Qeveria ka filluar të ndërmerr masa për gjendjen në Telekom

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në këtë seancë ka thënë se Qeveria ka filluar të ndërmerr masa për gjendjen në këtë kompani. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori