LAJMI I FUNDIT:

Ermal Krasniqi, talenti që shpërtheu në pranverë te Ferizaj: I lumtur me golat dhe formën e mirë, ëndërroj ftesë nga Kosova U-21

Ermal Krasniqi, talenti që shpërtheu në pranverë te Ferizaj: I lumtur me golat dhe formën e mirë, ëndërroj ftesë nga Kosova U-21

Ferizaji është njëra nga skuadrat më në formë në elitën e futbollit kosovar, me pesë fitore në pesë takimet e fundit.

E njëri nga futbollistët më meritor për këtë sukses të Ferizajt, është supertalenti nga Malisheva, Ermal Krasniqi.


Në një intervistë për Telegrafin, Krasniqi flet për formën e lartë që po kalon, golat e shënuar si dhe besimin e madh që i dha trajneri Bylbyl Sokoli.

Ermal Krasniqi sa ishte pjesë e Llapit

Sulmuesi këmbëshpejtë thotë se ka ëndërr ta përfaqësojë Kosovën dhe pret një ftesë nga Përfaqësuesja U-21.

“Ishin pesë fitore të mëdha në pesë ndeshje radhazi dhe jam shumë i lumtur që isha pjesë e këtyre fitoreve”, u shpreh Krasniqi për Telegrafin.

20-vjeçari iu bashkua Ferizajt nga Llapi pas insistimit të trajnerit Bylbyl Sokoli.

“Dua ta falënderojë profen Bylbyl Sokoli i cili besoi në mua që nga fillimi dhe tani po e shpaguajë atë besim”.

Ermal Krasniqi dhe Bylbyl Sokoli

“Në fillim të sezonit pranveror kam punuar shumë që të rikthehem në formë pas lëndimit. Kam punuar me zizioterapeutët e klubit, në veçanti Endrit Lutës i cili më ndihmoi shumë në fazën rikuperuese”, tha Krasniqi.

Talenti nga Malisheva, gjatë këtij edicioni ka arritur të shënoj pesë gola dhe të bëjë tre asistime.

“Jam shumë i lumtur që kam kontribuar për klubin me pesë gola e tre asistime. Shpresojë që të vazhdoj me këtë formë edhe në dy ndeshjet e fundit”, deklaroi sulmuesi anësorë.

20-vjeçari tani pret që të marrë edhe ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës U-21, pasi për të kjo do të ishte një ëndërr e bërë realitet.

“Si çdo futbollist që ëndërron të luaj për shtetin e tij edhe unë kam një ëndërr të tillë. Jam në formë të mirë dhe shpresoj të ftohem nga Kosova U-21”, tha Krasniqi.


Ferizaj është shumë afër ta sigurojë mbetjen në elitë pa barazh dhe për të ndodhur një gjë e tillë atyre i duhen katër pikë në dy ndeshje.

“Ka qenë shumë e vështirë të arrijmë në këtë pozitë, por falë punës së madhe dhe angazhimit kanë ardhur edhe rezultatet”, përfundoi Krasniqi.

Në dy takimet e fundit, Ferizaj luan në udhëtim te KEK-u dhe në fund pret Gjilanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse fitorja e Atalantës ndaj Torinos do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Pse fitorja e Atalantës ndaj Torinos do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Luis Enrique tregon hapur se kush do të jetë zëvendësuesi i Mbappes te PSG

Luis Enrique tregon hapur se kush do të jetë zëvendësuesi i Mbappes te PSG

Ligue 1
Konfirmohet ftesa e parë e Sylvinhos për Euro 2024, klubi i njohur jep njoftimin për sulmuesin

Konfirmohet ftesa e parë e Sylvinhos për Euro 2024, klubi i njohur jep njoftimin për sulmuesin

Kombëtarja e Shqipërisë
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Edhe Tyson Fury suspendohet nga boksi pas duelit me Oleksandr Usyk

Edhe Tyson Fury suspendohet nga boksi pas duelit me Oleksandr Usyk

Boks
Dy ofertat që Arda Guler i ka refuzuar tashmë

Dy ofertat që Arda Guler i ka refuzuar tashmë

La Liga
Kalo në kategori