Si të shmangen tetë vështirësitë e zakonshme shëndetësore gjatë agjërimit
Agjërimin të cilin e ka përcaktuar feja islame është pushim i domosdoshëm për sistemin e tretjes
Megjithatë, nëse ndieni pengesa me rastin e agjërimit ato mund të jenë rezultat i pirjes shumë të vogël të lëngjeve, i konsumimit të tepruar të sheqerit apo kripës, apo diçka tjetër, transmeton Telegrafi.
Nëse ndieni vështirësi të rënda shëndetësore, me kohë shkoni te mjeku, ndërkaq disa pengesa të vogla mundeni edhe vetë t’i eliminoni, varësisht nga simptomat të cilat i keni:
1. Plogështia (shtypja e ulët e gjakut)
Simptomat: Dobësim, djersitje e madhe, lodhje, marramendje, zbehje dhe rënie e të fikët.
Shkaktarët: Konsumim shumë i ulët i lëngjeve dhe i kripës.
Zgjidhja: Përpiquni të freskoheni dhe të shtoni konsumimin e lëngjeve dhe kripës.
Kujdes: Shfrytëzoni manometrin në mënyrë që të jeni të informuar me shtypjen tuaj të gjakut. Gjithashtu këshillohuni edhe me mjekun.
2. Niveli i ulët i sheqerit
Simptomat: Dobësim, marramendje, lodhje, përqendrim i dobët, djersitje, dridhje dhe dhembje koke.
Shkaktarët te njerëzit të cilët nuk vuajnë nga diabeti: Konsumimi i tepërt i sheqerit të rafinuar.
Zgjidhja: Përkufizoni konsumimin e ushqimit dhe pijeve të cilat përmbajnë sheqer.
Kujdes: Personat të cilët vuajnë nga diabeti mbase do të detyrohen që gjatë Ramazanit të përshtatin marrjen e barnave (këshillohuni me mjekun).
3. Kapsllëku
Shkaktarët: Artikuj të shumtë të rafinuar, konsumim i dobët i ujit dhe mungesë e fibrave.
Zgjidhja: Shmangni ushqimin e rafinuar, shtoni konsumimin e ujit, përdorni miell të vrugët.
4. Pengesa në tretje
Shkaktarët: Ngrënie e tepërt. Ngrënia e ushqimit të fërguar, ushqimi i yndyrshëm dhe ushqimi me erëza të shumta.
Zgjidhja: Shmangni ngrënien e tepërt dhe ushqimin e fërguar, pini lëngje pemësh apo ujë.
5. Dhembja e kokës
Shkaktarët: Konsumimi i kafeinës dhe i duhanit, mungesa e gjumit. Mund të shfaqet edhe krupa.
Zgjidhja: Ngadalë (një deri në dy javë para Ramazanit) zvogëloni konsumimin e kafeinës dhe duhanit. Kafeina bimore nga çaji mund të ndihmojë. Riorganizoni orarin e gjumit.
6. Ngërçet e muskujve
Shkaktarët: Marrje e pamjaftueshme e kalciumit, magnezit dhe kaliumit.
Zgjidhja: Hani ushqim të pasur me mineralet e përmendura më sipër, p.sh. perime, pemë, produkte qumështi dhe mish.
Kujdes: Ata të cilët kanë probleme me tensionin e lartë të gjakut apo me gurët në veshka duhet të shkojnë te mjeku.
7. Gurët në veshka
Shkaktarët: Konsumim i vogël i lëngjeve.
Zgjidhja: Pini lëngje shesë.
8. Dhembjet në nyja
Shkaktarët: Gjatë Ramazanit, me rastin e faljes ndodh ngritja e presionit në nyja të gjunjëve, posaçërisht te njerëzit e moshuar dhe te ata të cilët vuajnë nga artriti, gjë që mund të shkaktojë dhembje, shtangim, ënjtje dhe bezdi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A