LAJMI I FUNDIT:

Popovski: Kjo Qeveri ka siguruar kushte për ngritjen e zërit dhe jo të heshtjes

Popovski: Kjo Qeveri ka siguruar kushte për ngritjen e zërit dhe jo të heshtjes

Kjo qeveri siguroi kushte për ngritjen e zërit, dhe jo për heshtje. Çelësi është në duart e profesionistëve të gazetarisë, tha ministri pa resor përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, në seancën e sotme të Komisionit të përgjithshëm për drejtësinë, çështjet e brendshme dhe bashkëpunimin e sigurisë së Asamblesë Parlamentare të procesit për bashkëpunim të Evropës Juglindore.

Sipas Popovski, në dy vitet e fundit, për herë të parë që nga 10 vitet e mëparshme, ka më shumë tekste kritike në vend të atyre lavdëruese, tregime, sugjerime për punën e Qeverisë, liritë dhe të drejtat e mediave.


Ai kujtoi se Action See, projekti i financuar nga BE, në hulumtimet e fundit e rendit Qeverinë në vendin e parë dhe e shpalli atë midis qeverive më të hapura në rajon.

Ai gjithashtu tha se fenomeni i lajmeve të rrejshme ka hapur çështjen e së ardhmes së gazetarisë në epokën digjitale në një mënyrë që tashmë është alarmante./Telegrafi/