LAJMI I FUNDIT:

Roboti me peshë prej 75 kilogramëve, eci vet nëpër blloqe dhe në një shirit (Video)

Roboti me peshë prej 75 kilogramëve, eci vet nëpër blloqe dhe në një shirit (Video)

Atlas quhet robori i një institute në Floridë të Shteteve të Bashkuara, që peshon 75 kilogramë dhe ka mundësi të ecë vet pa u dirigjuar.

Hulumtuesit në Institute for Human & Machine Cognition, e kanë mësuar këtë humanoid që të ecë edhe nëpër shtigje të ngushta dhe të komplikura, duke shfrytëzuar një algoritëm të planifikimit dhe përceptimit sikur të njeriut, transmeton Telegrafi.


Në pamjet e shpërndara, shihet roboti teksa hedhë hapat me precizitet nëpër blloqe dhe në një shirit, i ndihmuar nga LIDAR që I ka në trup.

Sistemi i shfrytëzon pulset e laserit, që të matë hapësirën ku ndodhet, që të vendosë më pasë se ku duhet hedhur hapin, nëpër terrenin e ngushtë.

Krijuesit e robotit, që janë në fazat finale të kompletimit të tij, dëshirojnë ta dërgojnë në fushat me mina, që t’i gjej ku ndodhen dhe të mos ketë rrëzik për njerëzit. /Telegrafi/