LAJMI I FUNDIT:

Opozita shqiptare i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit për zgjedhjet presidenciale

Opozita shqiptare i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit për zgjedhjet presidenciale

Opozita shqiptare e demantoi kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, i cili mbrëmë shprehu dëshpërim, për shkak siç tha ai, bojkotimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të krerëve të partive opozitare shqiptare, përkatësisht Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.

“E dinim që kemi opozitë e cila s’është e gatshme për rrugëtim të gjatë. Sot jam i dëshpëruar për shkak të bojkotimit të liderëve opozitarë ndaj një procesi të madh që u mbajt në vendin tonë”, tha Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në Lëvizja Besa e demantojnë deklaratën e Ahemtit duke thënë se Bilall Kasami ka qenë në votim ndërsa dëshmi për këtë janë fotografitë dhe deklaratën e Kasamit pas votimit.

Ahmeti: BDI ka siguruar rreth 137 mijë vota për Pendarovskin
Lexo po ashtu Ahmeti: BDI ka siguruar rreth 137 mijë vota për Pendarovskin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nuk dëshironte të përgjigjej nëpërmjet telefonit, vetëm se më gjatë ditës mund të flasë para kamerës për të zbuluar nëse ka votuar apo jo.

Sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, tha se nuk e ka realizuar të drejtën e tij të votës. Këtë e vërtetoi vet Taravari, duke thënë se me veprim të tillë ju ka dërguar mesazh partnerëve të koalicionit se komunës së Gostivarit i kanë shkaktuar problemei. Ai thotë se BDI është nismëtar i këtyre problemve, ndërsa LSDM është zbatues.

“Arsyet janë parimore. Parimore janë për shkak se të votoja dje do të dilte sikur vuaj nga sindromi i Stokholmit, do të thotë të mbështshës ata që maltertojnë. Dërgova mesazh se diçka nuk është në rregull, dhe kjo që po ndodh në Gostivar nuk ka ndodhur as në kohën e regjimit të Gruevskit”, tha Taravari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori