LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: BDI ka siguruar rreth 137 mijë vota për Pendarovskin

Ahmeti: BDI ka siguruar rreth 137 mijë vota për Pendarovskin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas përfundimit të procesit zgjedhor, në konferencë për shtyp tha se rreth 137 mijë vota ka siguruar BDI-ja për Stevo Pendarovskin.

Ai shtoi se qytetarët në masë të madhe kanë përkrahur konceptin e konsensualitetit, ndërsa i falënderoi edhe partitë tjera të cilët kanë përkrahur Pendarovskin, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ahmeti akuzoi partitë opozitare shqiptare për bojkot, ndërsa i quajti edhe si të papërgatitura për procese të gjata.

“Do të doja të falënderoj të gjithë votuesit, gjithë qytetarët, gjithë ata që kontribuuan që ky proces të jetë i besueshëm. Do të doja të falënderoj të gjithë ata që votuan për konceptin dhe filozofinë e dobishme për gjithë qytetarët dhe shtetin. Koha provoi se konsensualiteti, një nga parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit është e vetmja alternativë e vendit tonë, që na nderon por edhe na e shpëton rrugën drejt përmbylljes së rrugës euroatlantike”.

Të gjitha lajmet për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

“Ky koncept na afron, por edhe na nderon para komunitetit ndërkombëtar. Do të doja të falënderoja gjitha shtabet lokale dhe komunale dhe shtabin qendror, që me sukses kanë udhëhequr këtë fushatë. Koncepti i konsensualitetit është e vetmja alternativë për të ecur përpara. E kemi ditur se kemi opozitë të papërgatitur për të ecur përpara. Jam i dëshpëruar për bojkotin e opozitës për këtë proces”.

“Stevo Pendarovskit i uroj fitoren. Pa hyrë në detaje, nga informacionet e para, diku rreth 100 mijë deri 137 mijë vota shqiptare ka marrë ai”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ndryshe, nga rreth 80 përqind e votave të numëruara, kandidati Stevo Pendarovski është në epërsi ndaj kundërkandidates Gordana Siljanovska./Telegrafi/

Pendarovski është kryetari i ri i Maqedonisë së Veriut (Foto)
Lexo po ashtu Pendarovski është kryetari i ri i Maqedonisë së Veriut (Foto)

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori