LAJMI I FUNDIT:

Bayerni konfirmon zyrtarisht se dyshja Robben – Ribery do të largohen në fund të sezonit

Bayerni konfirmon zyrtarisht se dyshja Robben – Ribery do të largohen në fund të sezonit
Franck Ribery dhe Arjen Robben. (Photo by Adam Pretty/Getty Images)

Epoke e Franck Ribery dhe Arjen Robben te Bayerni po përfundon me përfundimin e këtij edicioni në Gjermani.

Sulmuesi francez Franck Ribery do të largohet nga Munichu pas 12 viteve qëndrim te Bayerni.


Ndërkohë holandezi Robben iu bashkua bavarezëve në vitin 2009 nga Real Madridi dhe do të largohet pas 10 viteve.

“”Kur erdha te Bayerni, një ëndërr u bë në realitet. Lamtumira nuk do të jetë e lehtë, por ne nuk do të harrojmë asnjëherë sukseset që arritëm. Ne kemi fituar rreth 20 tituj së bashku”, tha Ribery.

Francezi ka fituar tetRibery tituj kampion, pesRibery Kupa të Gjermanisë, një Ligë të Kampionëve, një Kupë të botës për klube, pesë Superkupa të Gjermanisë dhe një Superkupë të Evropës.

Ribery dhe Robben në vitin 2010. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

“Ribery dhe Robben janë futbollistë të shkëlqyer. Bayerni ka shumë mirënjohje për ta dhe do t’u dhurojë një lamtumirë emocionale. Ata kanë ndihmuar Bayernin në dekadën më të suksesshme me një futboll fantastik”, ka thënë presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenige.

Duket se dy ikonat e klubit gjerman do të largohen edhe me një titull tjetër të kampionit, pasi Bayerni është një fitore larg për ta mbrojtur titullin në Gjermani.

Ndërkohë bavarezët janë edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë ku do të përballen me RB Leipzig. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori