LAJMI I FUNDIT:

Prishtina luan ndeshjen e sezonit në udhëtim te kampioni, Feronikeli mysafir i Drenicës

Prishtina luan ndeshjen e sezonit në udhëtim te kampioni, Feronikeli mysafir i Drenicës

Elita e futbollit kosovar po bëhet çdo javë më interesante, pasi tri skuadra po e duan titullin ndërsa të tjerat janë duke luftuar për mbijetesë.

Vetëm Drita dhe KEK-u janë pa objektiva, me gjilanasit që e kanë siguruar matematikisht mbetjen në elitë ndërsa KEK-u ka rënë.


Skuadra nga kryeqyteti kosovar, Prishtina do të ketë ndeshjen më të vështirë deri më tani, pasi do të luaj në udhëtim te Drita.

Kampionët në fuqi të Kosovës po mundohen ta respektojnë kampionatin dhe të luajnë fort ndaj të gjitha skuadrave, ku njëjtë pritet të veprojnë edhe ndaj Prishtinës.

Në anën tjetër kryeqytetasit që po luftojnë me të gjitha forcat për ta rikthyer titullin e kampionit janë të vendosur që të vazhdojnë me fitore.

Ekipi i udhëhequr nga Mirel Josa ka marrë tetë fitore radhazi në kampionat, ndërsa ka për synim që të vazhdoj me pikët e plota edhe ndaj Dritës.

Në anën tjetër gjilanasit nuk kanë fituar në katër sfidat e fundit dhe kërkojnë të rikthehen te fitorja.

Ndeshja tjetër e ditës së shtunë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në Skenderaj.

Dy skuadrat të një rajoni, Drenica dhe Feronikeli do të përballen me njëra tjetrën me synime të ndryshme, por që pikët janë të nevojshme për të dyja ekipet.

Drenica po lufton për t’iu shmangur barazhit dhe është në kërkim të pikëve njëjtë si Feronikeli që duan pikët pasi kanë për synim titullin e kampionit.

Të dyja takimet e ditës së shtunë do të zhvillohen me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori