LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Taksa ka qenë vendim dinjitoz, nuk do t’i nënshtrohemi kurrë Serbisë

Veseli: Taksa ka qenë vendim dinjitoz, nuk do t’i nënshtrohemi kurrë Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media pas takimit me krerët e shtetit ku u diskutua rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, tha se takimi ishte shumë  pozitiv dhe konstruktiv.

Veseli theksoi se Samiti i Berlinit është konstatuar nga të gjithë krerët e shtetit si një lajm i mirë për vendin.

“Kemi pasur një takim shumë pozitiv dhe konstruktiv. Samiti i Berlinit është konstatuar nga të gjithë ne që është një lajm i mirë. Ne jemi të vetëdijshëm për procesin historik që po kalon Kosova jonë si shtet i pavarur dhe sovran drejt OKB-së. Ne të zgjedhurit e popullit kemi vetëm një mandat para qytetarëve tanë, shtetin tonë të pavarur dhe sovran, integritetin dhe sovranitetin si dhe bazë e kemi Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, potencoi ai.


Kryeparlamentari falënderoi BE-në dhe SHBA-në për involvimin si dhe angazhimin që po i bëhet Kosovës, në këtë proces historik.

“E falënderojmë dhe inkurajojmë BE për fillimin në involvimin serioz në këtë proces historik, por në mënyrë të veçante me një qëndrim unanim të të gjithëve ku falënderojmë dhe inkurajojmë domosdoshmërish e angazhimit të vazhdueshëm, shtetin mik për Kosovën, SHBA-në. Me këtë rast falënderoj presidentin Trump për të gjitha iniciativat…”, u shpreh ai.

Ai potencoi se Kosova do të marr pjesë në çdo proces që do të jenë të ftuar.

“Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran dhe kështu do të jetë përjetë. Asnjëherë nuk do të flitet për shtetin tonë dhe sovranitetin e tonë.  Ne po flasim për obligimet që do të merr Kosova ndaj qytetarëve fqinjëve dhe BE. Për ne është i rëndësishëm ky proces. Ne do të marrim pjesë në procese të tilla kudo që na ftojnë. Kosova do të shkoj edhe në Paris dhe kudo që do të shkohet. Falënderoj kancelaren Merkel dhe presidentin Macron për këtë involvim”, ka thënë ai.

Fillon takimi i krerëve të shtetit me Veselin, mungon Shpend Ahmeti
Lexo po ashtu Fillon takimi i krerëve të shtetit me Veselin, mungon Shpend Ahmeti

Veseli gjithashtu tregoi se Kosova edhe më tej do të angazhohet për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Objekti jonë parësorë është që Kosova të jetë në OKB”, tha ndër të tjera, Kadri Veseli.

Ai edhe një herë foli për krijimin e Tribunalit për trajtimin e krimeve të Serbisë në Kosovës.

“Iu jepet përkrahje iniciativës edhe Tribunalit për gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë”, u shpreh tutje ai.

Ndërsa sa i përket taksës, Veseli tha se kjo temë është bërë “bajat”, dhe se nuk e kanë ndërmend që t’i nënshtrohen Serbisë dhe presidentit, Aleksandar Vuçiq.

“Taksa për besë u bo bajat. Ka qenë vendimi më dinjitoz ndaj shtetit tonë në raport me Serbinë. Kur e kam propozuar taksën 100 për qind ka qenë përgjigje e drejtpërdrejt ndaj Serbisë. Kurr, s’kemi me iu nënshtrua Serbisë dhe Vuçiqit”, tha ai

Ndërsa për liberalizimin e vizave, Veseli ka thënë se Kosova ka plotësuar kushtet teknike që iu kanë caktuar, më shumë kushte se disa shtete tjera që kanë liberalizim të vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, por i biri që e braktisi ia vjedh krejt paratë

I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, por i biri që e braktisi ia vjedh krejt paratë

Lajme
Dhjetëra nxënës përfshihen në një rrahje në Malishevë, përdoret armë me gaz

Dhjetëra nxënës përfshihen në një rrahje në Malishevë, përdoret armë me gaz

Kronika e Zezë
Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së

Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së

Siguri

"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK

Politikë
Misteri mbi ekzekutimin e biznesmenit Reçi, eksperti i sigurisë jep detaje: Atentat u krye nga profesionistë

Misteri mbi ekzekutimin e biznesmenit Reçi, eksperti i sigurisë jep detaje: Atentat u krye nga profesionistë

Lajme
Kalo në kategori