Nëse dëshironi të humbni peshë, ju duhet të jeni të kujdesshëm se çfarë hani, por gjithashtu rëndësi të barabartë duhet t’i kushtoni edhe asaj se çfarë pini.
Pije të caktuara mund të jenë të mahnitshme për djegien e yndyrës, por ka edhe pije tjera të cilat në vete fshehin shumë kalori, transmeton Telegrafi.
Prandaj, nëse qëllimi juaj është humbja e peshës, çfarë duhet të pini e çfarë të shmangni?
Uji
Uji ka ndikim pozitiv në metabolizmin tonë. Ekspertët ju këshillojnë t’i pini dy gota ujë para çdo shujte. Kjo do t’ju parandalojë të hani tepër dhe jua jep ndjenjën e ngopjes. Përndryshe, ju gjatë ditës duhet t’i pini mesatarisht 8 gota ujë. Megjithatë, keni kujdes të mos pini shumë ujë sepse konsumimi i tepërt mund t’i largojë vitaminat dhe mineralet nga trupi.
Kafja
Ju lirshëm mund të pini kafe. Por, normalisht, pa qumësht dhe sheqer. Kjo është ideale sepse kafja e shpejton metabolizmin dhe ka shumë pak kalori.
Pijet e gazuara
Pijet e gazuara duhet të shmangen sepse përmbajnë shumë kalori dhe sheqer. Nëse jeni adhurues të këtyre pijeve, mundohuni t’i zëvendësoni me pije të pemëve ose me ujë mineral.
Lëngjet e pemëve
Lëngjet e pemëve duhet të konsumohen vetëm nga pemët e freskëta që shtrydhen. Kështu e dini se ai lëng është 100% natyral dhe nuk ka sheqer të shtuar.
Lëngjet e perimeve
Edhe lëngjet e perimeve mund t’i konsumoni lirshëm sepse përmbajnë shumë pak kalori.
Alkooli
Përveç se është i dëmshëm për shëndetin e përgjithshëm, shumica e pijeve alkoolike përmbajnë edhe sasi të mëdha të kalorive.
Çaji
Çaji është pije e shëndetshme që mund të konsumohet lirshëm, por pa sheqer. Në veçanti rekomandohet të pini çaj të gjelbër sepse është zgjedhje e shkëlqyer për humbje të peshës dhe funksionon edhe si “pastrues” i trupit sepse e përmirëson aftësinë e tij për t’i larguar toksinat.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës rekomandohet të pihet çdo mëngjes nga në lugë çaji në ujë. Kjo jua jep ndjenjën e ngopjes dhe e shpejton metabolizmin gjatë ditës.
Uji me limon
Limoni përmban shumë antioksidues të cilët i rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe e zvogëlojnë urinë. Gjithashtu, njerëzit të cilët konsumojnë sasi të mëdha të lëngut të limonit humbin peshë lehtë sepse vitamina C e shpejton metabolizmin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe