Virgil van Dijk këmbëngul që Liverpooli nuk është i shqetësuar që potencialisht mund të përfundojë sezonin pa asnjë trofe pas humbjes së tyre të rëndë në Barcelonë.
Djelmoshat e Jurgen Klopp u mposhtën në aktin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë në Camp Nou të mërkurën.
Kjo humbje ka lënë pak shpresa të Reds që të kalojnë në finale, ndërsa gjasat janë të mëdha që ekipi nga Anfield të mbetet edhe pa titullin e Ligës Premier.
“Ne nuk do të mendojmë për këtë [mbetjen pa trofe]” tha fillimisht Van Dijk për DAZN pas humbjes në Barcelonë.
“Kemi bërë një sezon të mirë dhe do të përpiqemi të fitojmë diçka dhe nëse nuk ndodh, do të vazhdojmë të punojmë”.
“Duhet të jemi krenar për veten, po luajmë kundër një prej ekipeve më të mira në botë dhe natyrisht në ligë po luajmë gjithashtu kundër një prej ekipeve më të mira në botë”.
“Jemi në të dy garat dhe mendoj se shumë, shumë skuadra do të donin të jenë në pozitën tonë”.
“Çdo gjë është e mundshme në futboll, patjetër që besojmë në kualifikim”.
“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi dhe treguam sot se patjetër që mund të krijojmë shanse të mëdha kundër tyre, e vetmja gjë është që ne duhet të përpiqemi dhe t’i shënojmë ato shanse”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?”, Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Depay mendon se është Ronaldo, thotë se lojtarët evropianë do të shkojnë pas tij në Brazil
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë
"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë