Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, duke e cilësuar si deklaratë nën dinjitetin e një kryeministri.
Nitaj, përmes një postimi në Facebook, tha se “loja me fjalë e Edi Ramës për mohimin se ai nuk i paska kërkuar Ramush Haradinajt heqjen e taksës, por ia paska sugjeruar në dy raste pezullimin e saj, është neveritëse dhe nën dinjitetin e një kryeministri”.
Nitaj ka thënë “nëse Edi Rama do që vërtetë të flas e ta ndihmojë Kosovën, duhet të mos marrë anë, jo vetëm në relacionin ndërmjet Kosovës e Serbisë, por as brendapërbrenda Kosovës”.
Postimi i plotë i Nitajt:
“Deklarata e Edi Rames, nen dinjitetin e nje kryeministri
Nuk i jap te drejte vetes per te komentuar se cfare ka ndodhur ne Berlin, por loja me fjale e Edi Rames per mohimin se ai nuk i paska kerkuar Ramush Haradinajt heqjen e takses, por ia paska sugjeruar ne dy raste pezullimin e saj, eshte neveritese dhe nen diniitetin e nje kryeministri.
Aq me teper kur ne katrahuren gjuhesore te tij, i pervijohet edhe fjala genjeshter, ani se ne te njejtin shkrim te tij, edhe vet e pranon se ne dy raste i paska sigjeruar Haradinajt ta pranoje kerkesen per pezullimin e takses!
Pse si e paska konceptuar Edi Rama sugjerimin per pezullimin e takses!? Mbeshtetje jo se jo!! Nderkaq sugjerimi, per ne ne Kosoves, nuk eshte hiç me pak se kërkese!
Edi Rames nuk ia heq dot kush te drejten te flase per Kosoven, por kjo nuk do te thot se ai mund ta eklipsoje deshtimin e politikes se tij, duke vjellur vner ndaj vendimi sovran të Qeverise e të Kryeministrit të Kosovës!
Nese Edi Rama do qe vertete te flase e ta ndihmoje Kosoven, duhet te mos marre ane, jo vetem ne relacionin ndermjet Kosoves e Serbise, por as brendaperbrenda Kosoves, siç ne nuk po marrim anë ne perplasjen e madhe politike ne Tirane!
“Gojet e keqija”po flasin se Edi Rama, jo vetem se ka marre ane, por ka kohe qe eshte ne anen e gabuar!” (sic.), ka shkruar Nitaj.
Reagimi i Nitajt vjen pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se ai nuk i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt në Berlin heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Ndërsa, ishte kryeministri Haradinaj që një ditë më parë deklaroi se presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama i kishin bërë presion më shumë sesa Vuçiqi në Berlin që ta heq taksën ndaj Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?