LAJMI I FUNDIT:

Shënon rritje numri i fluturimeve nga Aeroporti ‘Adem Jashari’

Shënon rritje numri i fluturimeve nga Aeroporti ‘Adem Jashari’

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për TM1 2019, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhor për transport.

Në tremujorin e parë të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 30 mijë, krahasuar me tremujorin e njëjte të vitit të kaluar (TM1 2018), numri i udhëtarëve është rritë për 65 për qind.


Transporti i mallrave me tren në tremujorin e parë të vitit 2019 është 137 mijë tonë, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2018) ka rritje për 80 për qind.

Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e parë të vitit 2019, ka pasur 1.783 fluturime ose 14.29 për qind më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 480 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje për 13.96 për qind. /Telegrafi/