LAJMI I FUNDIT:

Bulgakovi, Stalinit: Me mua sillen si me ujkun, por edhe një bishë mund të lodhet!

Bulgakovi, Stalinit: Me mua sillen si me ujkun, por edhe një bishë mund të lodhet!

Janë bërë publike letrat që Mikhail Bulgakovi ka shkruar Stalinit. Në një prej tyre ai i shkruante si më poshtë:

“Shumë i nderuar!

Po forcohet gjithnjë e më tepër tek unë dëshira për të qenë një shkrimtar i kohës sime. Veçse nga ana tjetër kam vënë re se, duke përshkruar të tanishmen nuk po mundem që të vihen në gjendje qetësie dhe kthjelltësie shpirtërore që do të ishte e domosdoshme për të jetësuar një punë të gjerë dhe të strukturuar mirë.


E tashmja është shumë e gjallë, tepër në lëvizje, nxitëse së tepërmi: pena e shkrimtarit, si pa e kuptuar shkon drejt satirës… kam menduar shumë të përballoj në jetë një flijim të madh, që të formohem jashtë atdheut tim, bash për t’i shërbyer atij. E dija që ky udhëtim nuk do të bëhej për kënaqësinë e të parit të vendeve të huaja, veçse për të vuajtur, si i mbërthyer nga parandjenja se do ta njihja vlerën e njëmendtë të Rusisë vetëm jashtë Rusisë dhe do të mundja ta doja atë, kështu, vetëm larg saj.

Ju lutem nxehtësisht që të ndërhyni për mua pranë Qeverisë së BRSS-së që të më jepet leja që të dal jashtë, ndërmjet 1 korrikut dhe 1 tetorit 1931.

Shtoj se, pas një viti e gjysmë heshtjeje, me një vrull të ri do të ndizen projektet e mia krijuese, projekte të gjëra dhe të shëndosha dhe i kërkoj Qeverisë që të më japë mundësinë që t’i zhvilloj. Që nga mbarimi i 1930-të jam duke vuajtur nga një formë e rëndë neurastenie, me goditje frike dhe ankthi dhe tani jam i mbaruar. Kam projekte, por më mungojnë forcat fizike dhe kushtet e nevojshme për të punuar.

Shkaku i sëmundjes sime më është bërë i njohur saktësisht. Në arenën e gjerë të letërsisë ruse, në BRSS, unë isha ujku i vetëm. Më këshilluan të ngjyeja lëkurën. Këshillë marroqe. Qoftë e lyer, qoftë i qeshur, një ujk nuk i ngjan kurrë deles. Me mua janë sjellë si me ujkun. Prej vitesh më kanë mbyllur në një oborr të rrethuar, sipas rregullave të akuariumit letrar. Nuk mbaj mëri, por i molisur nga lodhja, në fundin e vitit 1929, u shemba. Edhe një bishë mund të lodhet.

Bisha thirri se nuk ishte më ujk, se nuk ishte më një letrar. Mohoi profesionin e vetë. Heshti. Kjo, le ta themi hapur është dobësi. Nuk ka shkrimtar të vetëm të heshtë. Nëse hesht, kjo do të thotë se nuk është shkrimtar i vërtetë. Nëse një shkrimtar i vërtetë heshtë atëherë kjo do të thotë se ka ardhur fundi. Shkaku i sëmundjes sime është përndjekja e përvitshme, si edhe heshtja.

Gjatë këtij vitit të fundit kam bërë këto punë: me gjithë vështirësitë e shumta, kam shndërruar poemën e Gogolit “Shpirtra të vdekur” në një vepër teatrore. Kam punuar në cilësinë e regjisorit të MCHT në provat e kësaj shfaqjeje, kam punuar si aktor, duke zëvendësuar aktorët e sëmurë në provat, jam emëruar nga MCHT si regjisor për të gjitha fushatat dhe solemnitetin revolucionar të këtij viti, u bëra pjesëtar i TRAM-it të Moskës, duke i shtruar kështu punës së përditshme të MCHT, atë të natës në TRAM. Lashë TRAM-in më 15.3.1931 kur kuptova që truri im e ndaloi ritmin e ecjes dhe s’mund të përballoja dot më TRAM-in, iu përkushtova vënies në skenë për teatrin Sanprosvetit. Dhe natën fillova të shkruaj.

Por, u lodha. Jam i këputur. Tani të gjitha ndijimet e mia janë monotone, të gjitha projektet e mia të veshura në të zezë, jam helmuar nga ankthi dhe nga ironia ime e zakonshme… Para se t’ju shkruaj jam menduar thellë. Është e nevojshme për mua të shoh botën dhe pasi ta kem parë të kthehem. Këtu është çelësi i zgjidhjes…

Ju njoftoj Josif Visarionoviq se jam në dijeni seriozisht nga personalitete të shquar të mjediseve artistike, të cilët kanë pas udhëtuar jashtë, se do të ishte e pamundur të qëndroja andej. Më kanë thënë se në rast se Qeveria do të hapë dyert për mua, unë duhet të jem i vëmendshëm, sidomos të mos e mbyll vrullshëm prapa meje këtë portë dhe të mos e ndërpres vetë udhën e kthimit, duke i sjellë vetes telashe edhe më të mëdha nga ato të ndalimit të veprave të mia teatrore.

Sipas opinionit të përgjithshëm të gjithë atyre që janë interesuar për punën time, unë nuk mund të ekzistoj në asnjë vend tjetër veçse në BRSS-së, sepse për 11 vite kam thithur nga ky vend, frymëzimin tim. Sigurisht jam i ndjeshëm nga këto paralajmërime, por më i rëndësishmi akoma i gruas sime, që ka qenë jashtë: ajo më ka thënë se në një vend të jashtëm nuk ka aspak ndërmend të vendoset dhe se unë vetë, atje tej do të vdisja nga malli brenda një viti…

M. Bulgakov

30.5.1931. /TCh/

Në trend Kultura

Më shumë
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

Kulture
Viti i Naim Frashërit

Viti i Naim Frashërit

Kulture
Kalo në kategori