LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga aksidenti tragjik në hyrje të Tetovës

Detaje nga aksidenti tragjik në hyrje të Tetovës
Foto: Alsat

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në hyrje të qytetit të Tetovës, te rrethi pranë sheshit “Iliria” ndodhi një aksident i rëndë komunikacioni.

Vetura “Mercedes”, e drejtuar nga Z.S (57) nga Tetova, dhe vetura “Golf”, e drejtuar nga I.J (55), u përplasën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të dy veturat ka patur edhe nga një bashkëudhëtarë. Me ndihmën e autoambulancës, të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa njëra nga bashkëudhëtaret ka vdekur pas lëndimeve të rënda.


Njëri nga të lënduarit, Z.S ndodhet në qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup, pasi që ka përjetuar lëndime të rënda.

Ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) të Tetovës ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, kurse trupi i të vdekurës është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/