LAJMI I FUNDIT:

Pacolli pas ndalimit të Javanoviqit: Serbia po vazhdon me fushatën e terrorit mbi qytetarët e Republikës së Kosovës

Pacolli pas ndalimit të Javanoviqit: Serbia po vazhdon me fushatën e terrorit mbi qytetarët e Republikës së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas ndalimit që i është bërë këshilltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Srdjan Javanoviq, nga autoritetet dhe inteligjenca serbe në pikën kufitare ‘Dheu i Bardhë’.

Pacolli, ka thënë se do ta monitorojnë këtë rast dhe nëse Javanoviç është keqtrajtuar atëherë në shenjë proteste do ta shohin si mundësi mbylljen e  përkohshme të prezencës diplomatike të Kosovës në Serbi.

Policët serbë ndalojnë në kufi këshilltarin e kryeministrit Haradinaj
Lexo po ashtu Policët serbë ndalojnë në kufi këshilltarin e kryeministrit Haradinaj

“Serbia po vazhdon me fushatën e terrorit mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, duke i ndalur dhe keqtrajtuar në pika kufitare apo brenda territorit të saj. Arrestimi i sotshëm i Këshilltarit të Kryeminstrit, Srdjan Jovanoviç, nga autoritetet e sigurisë dhe intelegjenca serbe, tregon që Serbia nuk njeh parimet themelore të qytetarisë”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Telegrafi.


Shkrimi i plotë:

Serbia po vazhdon me fushatën e terrorit mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, duke i ndalur dhe keqtrajtuar në pika kufitare apo brenda territorit të saj.

Arrestimi i sotshëm i Këshilltarit të Kryeminstrit, Srdjan Jovanoviç, nga autoritetet e sigurisë dhe intelegjenca serbe, tregon që Serbia nuk njeh parimet themelore të qytetarisë.

Ky regjim jo demokratik, i arreston serbet i Kosovës, sepse mendon që fakti se ata janë serbë, i bënë me automatizëm edhe shtetas të saj. Është pikërisht kjo logjike primitive, sipas së ciles serbet kudo në botë i takojnë Serbisë, ajo e cila e ka shtyrë këtë vend në luftra dhe konflikte me popuj dhe vendet tjera.

Do t’i kërkojmë Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, të monitoroj këtë rast, dhe në rast se Jovanoviç keqtrajtohet, në shenjë proteste ndaj këtij shteti, do të shohim mundësinë e mbylljes së përkohshme të prezencës sonë diplomatike në Serbi.

Është e qartë që mungon trysnia nga Bashkimi Evropian mbi këtë vend, dhe edhe përkushtimi për procesin e normalizimit!

Gjatë ditës së sotme Partia Liberale Serbe ka njoftuar se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, është ndaluar anëtari i kësaj partie, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Srdjan Javanoviç.

Sipas një komunikate nga SLS-së, Policia e Serbisë e kanë ndaluar atë duke i thënë se kanë urdhër ta ndalojnë pasi që “dikush duhet të flas me të”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori