LAJMI I FUNDIT:

Policët serbë ndalojnë në kufi këshilltarin e kryeministrit Haradinaj

Policët serbë ndalojnë në kufi këshilltarin e kryeministrit Haradinaj

Partia Liberale Serbe njofton se sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, është ndaluar anëtari i kësaj partie njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Srgjan Jovanoviq.

Sipas një komunikate nga SLS-së, Policia e Serbisë e kanë ndaluar atë duke I thënë se kanë urdhër ta ndalojnë pasi që “dikush duhet të flas me të”.

Sipas komunikatës Jovanoviq ka një orë që gjendet në kufi dhe për Vranjë është nisur për arsye private.

“Rikujtojmë se muajt e kaluar në Merdar janë ndaluar dhe pyetur nga Policia serbe kryetari Sllobodan Petroviq, anëtarët Boban Stankoviq, Nebojsha Jakovleviq dhe Sreqko Spasiq”, thuhet në komunikatë.

SLS nuk i kupton këto ndalesa dhe maltretime dhe për të pestën herë kërkon përgjigje dhe sqarim nga ana e presidentit të Serbisë, kryeministres dhe shefit të Shërbimit Informativ pse përfaqësues të lartë të kësaj partie po ndalohen në territorin e Serbisë.

“Po ashtu për të pestën herë presim reagim konkret nga Bashkimi Evropian dhe të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare me rastin e këtyre maltretimeve që po u bëhen anëtarëve të SLS-së”, thuhet në komunikatë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori