Konfederata e Sindikatave Evropiane dhe Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) organizojnë një demonstratë të madhe më 26 prill në Bruksel në mbrojtje të profesionit dhe të figurës së mësuesit.
Në këtë demonstratë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të SBASHK-ut të cilët do t’i bashkohen zërit të kolegëve të tyre nga e tërë Evropa për autonomi shumë më të madhe profesionale, mbështetje dhe rritje të investimeve në arsim , kushte shumë më të mira pune , për dialog të mirëfilltë social, përfshirje të sindikatave në vendimmarrje, për mbrojtje të profesionit dhe figurës së mësuesit dhe për çështje të tjera nga aktualiteti në arsim.
“Kjo demonstratë do të jetë nisje e aktiviteteve që do të zhvillohen pastaj nga sindikatat anëtare në shtetet e tyre për të sensibilizuar opinionin e për të ndikuar te qeveritë dhe institucionet tjera krijimin e kushteve për edukimin sa më cilësor për të gjithë, për rritjen e buxhetit për arsim dhe për forcimin e dialogut social . Një aktivitet i vazhdueshëm në të gjitha shtetet e Evropës do të jetë insistimi që sindikatat të jenë kudo merren vendime për arsimin e jo t’u serohen vendime e të kërkohet implementimi i tyre pa vullnetin e punëtorëve të arsimit”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.
Përfaqësuesit e sindikatave pjesëmarrëse në demonstratën e 26 prillit do të jenë të enjten në Bruksel për të zhvilluar takime bilaterale dhe për të marrë informacione të plota dhe këshilla në mënyrë që ky veprim sindikal të jetë i organizuar në nivelin më të lartë të mundshëm dhe të arrijë efektet e dëshiruara.
Sindikatat pjesëmarrëse në këtë demonstratë do të kërkojnë një Evropë më të mirë për punëtorët. Do të kërkojnë që për formësimin e të ardhmes së Evropës figurë kyçe të jetë mësuesi. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje