LAJMI I FUNDIT:

Diaspora ka kontribuar me 1 miliard e 800 milionë euro në vitin 2018 (Video)

Diaspora ka kontribuar me 1 miliard e 800 milionë euro në vitin 2018 (Video)

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), Fehmi Mehmeti, në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com ka folur për rendësin e remitencave për zhvillimin ekonomik në Kosovës.

Sipas tij, diaspora e Kosovës gjatë vitit 2018, ka kontribuar me 1 miliard e 800 milionë euro gjatë vitit 2018.


Mehmeti: Plaçkitja e bankave nuk kërcënon stabilitetin bankar dhe depozitat (Video)
Lexo po ashtu Mehmeti: Plaçkitja e bankave nuk kërcënon stabilitetin bankar dhe depozitat (Video)

“Po flas me të dhënat e vitit 2018, 800 milionë euro ka qenë vlera e remitencave që kanë hyrë në Kosovë, me një rritje vjetore prej 5.5 për qind. Një ndër faktorët kryesor për rritjen ekonomike janë remitancat”, tha Mehmeti, shkruan Telegrafi.

“Përveç linjës zyrtare që kanë ardhur, ne e kemi edhe një zë që quhet shpenzimet e udhëtimit që kryesisht realizohen prej jorezidentëve, që në këtë rast janë realizuar nga bashkatdhetarët tonë që është rreth 1 miliard euro, që do të thotë janë 1 miliard e 800 milionë euro për vitin 2018”, tregoi ai.

Deklaratën e Guvernatorit Mehemtit, rreth remitencave mund ta ndiqeni prej minutës 19:00 – 21:25.

Remitencat sipas tij, janë infuzion i mirë për ekonominë e Kosovës.

Mehmeti: Norma e interesit për kredi ka rënë në 6% (Video)
Lexo po ashtu Mehmeti: Norma e interesit për kredi ka rënë në 6% (Video)

“Remitencat janë një ndër financuesit kryesor të rritjes ekonomike. Është fakt që pjesa dërmuese e këtyre remitencave që shkojnë për konsum, që një mënyrë indirekte ndikojnë në rritjen ekonomike, mirëpo është mirë që të adresohet kjo çështje prej konsumit tek investimet”, ka thënë Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor

“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor

Dukagjini Publishing House
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Kalo në kategori