LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Plaçkitja e bankave nuk kërcënon stabilitetin bankar dhe depozitat (Video)

Mehmeti: Plaçkitja e bankave nuk kërcënon stabilitetin bankar dhe depozitat (Video)

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), Fehmi Mehmeti, në një intervistë për emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për sigurinë e sistemit bankar në përgjithësi si dhe për sigurinë e depozitave të qytetarëve të cilat kapin shumën mbi tre miliardë euro.

Sipas tij, pavarësisht plaçkitjeve sistemi bankar mbetet stabil dhe i qëndrueshëm.


“Është fakt se plaçkitja e bankave ka qenë e theksuar gjatë vitit 2018, ky nuk është imazh i mirë për Kosovën që ndikon në ekonominë e vendit, sidomos në investimet e huaja, mirëpo nuk e kërcënon stabilitetin financiar për arsye se në rend të parë bankat janë të siguruara dhe e dyta, bankat kanë kapital të mjaftueshëm. Në asnjë formë nuk janë të kërcënuara depozitat e qytetarëve. Ky stabilitet financiar do të vazhdoj edhe në vitet e ardhshme. Pritjet tona që të ketë rrije të sektorit bankar në vitet e ardhshme”, tha Mehmeti.

Mehmeti ka treguar se është nënshkrua një marrëveshje për avancimin e sigurisë bankare.

“Ne si BQK kemi qenë proaktiv në këto raste. Dy takime i kemi mbajtur në BQK dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me drejtorin e Policisë së Kosovës, me drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Bankave, që është konkretizuar me arritjen e një marrëveshje që ka ndikuar edhe në avancimin e mëtutjeshëm sa i përket sigurisë së bankave. Në marrëveshjen e nënshkruan është paraparë bashkëpunimi i ngushtë, ose avancimi i mëtutjeshëm të rritjes së nivelit të sigurisë së bankave në mes policisë dhe BQK-së. Prandaj, kjo është çështje ekskluzive e Policisë së Kosovë”, ka thënë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti gjatë intervistës për emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com

Në këtë intervistë për emisionin “EKONOMI”, ai ka folur për remitencat, normat e interesit për kredi, shërbimet bankare si dhe për pjesëmarrjen në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington. /Telegrafi/