LAJMI I FUNDIT:

Analisti serb: Vuçiq po e përdor Kosovën për konsolidimin e pushtetit të tij në Serbi

Analisti serb: Vuçiq po e përdor Kosovën për konsolidimin e pushtetit të tij në Serbi

Analisti politik serb Filip Shvarm ka thënë se Serbia, kur është fjala për Kosovën, nuk ka shumë hapësirë për manovër dhe se e gjitha është në shërbim të konsolidimit të pushtetit të një njeriu të vetëm në Serbi, presidentit Aleksandar Vuçiq.  

“Unë jam në mesin e atyre qytetarëve të Serbisë që nuk dinë çka presidenti Vuçiq negocion lidhur me Kosovën. Për këtë çështje më shumë dinë në Londër, në Berin, në Bruksel e Paris, por ne këtu nuk dimë. A e dini si? Zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe negociatat me përfaqësuesit shqiptarë janë bërë domen privat i presidentit serb. Domethënë vetëm presidenti dhe njerëzit e tij më të afërt e dinë se çfarë po ndodhë”, ka thënë ai për RTK.

“E tërë çështja e Kosovës këtu po përdoret për marketing politik, për spin, pra si një reklamë që përdoret nga pushteti, ky pushtet në mëngjes mund të thotë se Serbia nuk ka asnjë metër tokë në Kosovë, por i njëjti në mbrëmje ose pasdite mund të thotë se Kosova është pjesë e Serbisë”.


Sipas tij, kështu ata mund të bëjnë gjithçka.

“Mendoj se kjo është një situatë shumë e rrezikshme që kërcënon me eskalim dhe thellim të krizës, me pasoja nëse kjo qasje për zgjidhjen e këtij problem nuk hapet. Nëse për shembull qytetarët e Serbisë nuk kuptojnë se çfarë po ndodhë”, është shprehur Shvarm.

“Unë nuk mund të them se çka do të ndodhë në Berlin. Nuk mund ta di nëse Vuçiq dhe Thaçi thonë se asgjë nuk do të ndodhë në Berlin. Nuk e di nëse dikush në këtë mënyrë analizon opinionin publik, duke thënë se Serbia duhet të njohë sovranitetin e Kosovës, ndoshta edhe kjo është spin”.

Por, sipas tij, një gjë është e qartë.

”Serbia kur është fjala për Kosovën nuk ka shumë hapësirë për manovër dhe mendoj se e gjithë kjo është në shërbim të konsolidimit të pushtetit të një njeriu të vetëm në Serbi”, ka thënë Shvarm.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori