Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra”, gjatë betejës së Koshares, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka rrëfyer detaje interesante nga lufta në Kosovë.
Vllasi ka thënë me gjithë dallimet që kishin dy grupet e armatosura në nivele drejtuese, në terren gjithçka ka funksionuar mirë.
“Për mua nuk ka pasur asnjë pengesë që ka funksionuar edhe Ministria tjetër e Mbrojtjes [e drejtuar nga Azem Syla]. Unë e kam ditur që Nasim Haradinaj i ka dhënë llogari asaj ministrie [Azem Sylës], por qëllimi ynë ka qenë i përbashkët”.
Komandant “Kobra”, thotë se ka qenë njeri i besueshëm i Agim Mehmetit, që mbante pozitën e zëvendësministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit.
“Ne si GO3 kemi funksionuar nën këtë emër deri me 11 maj. Nga ajo datë për shkak të luftimeve të forta, komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku emëroi këtë grup si “Brigada 138”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Naser Vllasi ka thënë se Agim Ramadani ka qenë i sistemuar brenda listave të FARK-ut në luftë.
“Agim Ramadani ishte i sistemuar brenda listave të FARK-ut, por jo në hierarki të larta. Ishte i sistemuar brenda brigadave”.
Ai thotë se si FARK-u si emër është përmendur nga viti 1998 nga takimet e ushtarakëve në Zvicër dhe Gjermani.
“Mua nuk më ka interesuar të prezentohem si FARK apo UÇK, por kam qenë i interesuar të bëj luftën sa më të mirë dhe djemtë që i marr në komandë të mos vriten e lëndohen”, tha Vllasi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian