Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra” gjatë betejës së Koshares, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka rrëfyer detaje interesante nga lufta në Kosovë.
Vllasi ka treguar në ngjarje interesante ku protagonistë kishte qenë Xhavit Haliti.
Ai thotë se përshtypjet e tij të para për Halitin ishin pozitive.
“Në vitin 1998 në Kosovë vinin ushtarë nga të gjitha anët. Një mërgimtar kishte ardhur me 18 mijë marka gjermane, me qëllim ta ndihmojë ndonjë njësit ushtarak. Xhaviti Haliti i ka thënë se ai kishte mundësi që të rrezikojë dhe të futet në Kosovë, ose të shkojë në bazat ushtarake që ekzistonin në Shqipëri”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Komandant “Kobra” thotë se Xhavit Haliti ushtarëve jo shumë mirë të përgatitur për luftë, u rekomandonte të shkonin për stërvitje në bazat e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Vetë Xhaviti e ka konfirmuar që ushtarët që nuk janë të përgatitur duhet të shkojnë në bazat e Ministrisë së Mbrojtjes [FARK]. Ata janë ushtarakët që kanë disa baza në territorin e Shqipërisë dhe bëjnë përgatitjen e njësiteve që më pas futen në Kosovë”.
Naser Vllasi thotë se Ahmet Krasniqi kishte pasur marrëveshje me Xhavit Halitin dhe Bardhyl Mahmutin, por thotë se në terren situata ishte ndryshe.
“Kur është dashur që Xhavit Haliti dhe Bardhyl Mahmuti të jenë prezentë në bazat e Ministrisë së Mbrojtjes i kanë ikur [Ahmet Krasniqit]”, tha Vllasi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një muaj paraburgim për administratorin e grupit “AlbKings”, i dyshuar për vjedhjen e identitetit dhe kredencialeve
Rijetësimi i industrisë ushtarake në Shqipëri, Peleshi: NATO hartoi raport për gjendjen e uzinave, interes nga investitorë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin