LAJMI I FUNDIT:

Komandant “Kobra”: 25 femra u infiltruan nga Serbia për të zbuluar oficerët e FARK-ut (Video)

Komandant “Kobra”: 25 femra u infiltruan nga Serbia për të zbuluar oficerët e FARK-ut (Video)

Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra”, gjatë betejës së Koshares, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka rrëfyer detaje interesante nga lufta në Kosovë.

Vllasi, i cili kishte edhe pozitën e operatorit të zbulimit në kuadër të FARK-ut dhe gjatë luftës së Koshares, ka thënë se kanë pasur informata se janë infiltruar 25 femra në Shqipëri që të identifikojnë figurat e larta të luftës.

“Kemi pasur informacione se janë futur 25 femra nga Rrafshi i Dukagjinit. Ajo ka qenë informatë, ka qenë luftë speciale apo diçka tjetër nuk e di. Unë jam një prej ushtarakëve që jam marrë me zbulim në forcat e armikut në brezin kufitar dhe territorin e Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Kobra” thotë se shërbimi sekret jugosllav i asaj kohe kishte dërguar këto femra që të identifikojnë “kush janë njerëzit e shtabit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe luftëtarët… Në përgjithësi shërbimet i përdorin femrat”.

Komandant “Kobra”: Xhavit Haliti ushtarëve të papërgatitur u rekomandonte të stërviteshin te oficerët e Ministrisë së Mbrojtjes [FARK] (Video)
Lexo po ashtu Komandant “Kobra”: Xhavit Haliti ushtarëve të papërgatitur u rekomandonte të stërviteshin te oficerët e Ministrisë së Mbrojtjes [FARK] (Video)

Ai thotë se këto informacione i ka përcjellë të shefi i tij Ali Haziri që ishte edhe shef i Kundërzbulimit dhe Zbulimit në Ministrinë e Mbrojtjes [FARK].

“Takimet me shërbimet e shtetit shqiptar tani i kanë mbajtur eprorët tjerë. Ne kemi vepruar sipas hierarkisë”, tregon Vllasi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori