LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët për shqiptarin, maqedonasit tani shpresojnë tek shqiptarët (Foto)

Shqiptarët për shqiptarin, maqedonasit tani shpresojnë tek shqiptarët (Foto)

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale, të gjashtat në përgjithësi dhe të parat pas ndërrimit të emrit në Maqedonia e Veriut.

Në garë ishin shqiptari Blerim Reka, kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit.

Përveç Rekës në garë ishin edhe Stevo Pendarovski i LSDM-së së Zoran Zaevit i mbështetur nga mbi 20 parti tjera maqedonase dhe katër parti shqiptare (BDI, PDSH, Alternativa dhe RDK).


Gordana Siljanovska Davkova është kandidate e OBRM-PDUKM-së opozitare e cila udhëhiqej nga Nikolla Gruevski. Ajo gjithashtu është mbështetur nga parti më të vogla opozitare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kandidatët për president

Gjithësejt, në proces zgjedhor dolën votues, apo 42% nga numri i përgjithshëm prej 1.808.131 votues të regjistruar në Listën e votuesve.

Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 76.697 vota apo 10,35%. Reka ka fituar në të gjithë komunat me shumicë shqiptare, përveç komunës së Çairit.

Gordana Siljanovska Davkova (OBRM-PDUKM dhe koalicioni) ka marrë 315.651 vota apo 42,58%.

Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 316.716 vota apo 42,72%.

Me fitoren e Rekës në gjithë komunat shqiptare, përveç komunës së Çairit, LSDM-ja e ka humbur mbështetjen e shqiptarëve që e pati në zgjedhjet historike të 2016!

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve shkojnë Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski, që të dy kërkuan votat e shqiptarëve që ju dhanë Rekës.

Në rrethin e dytë rregullat janë të njejta, kush merr me shumë vota bëhet President, por një herë duhet të përmbushet rregulli: censusi prej 40% nga numri i përgjithshëm i votuesve. Në këtë rast censusi është 723 mijë votues duhet të ketë minimum që rrethi i dytë të jetë i suksesshëm.

Rrethi i dytë i votimit zhvillohet brenda 14 ditëve nga përfundimi i rrethit të parë të votimit, në këtë rast më 5 maj.

Nëse në rrethin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk merr numrin e duhur të votave, përsëritet e tërë procedura zgjedhore.

Presidenti në Maqedoni ka detyra ceremoniale. Ingerenca më e rëndësishme e të parit të shtetit është vendosja e vetos mbi ligje duke mos i nënshkruar ligjet e miratuara nga Kuvendi.

Përndryshe, ndërkohë do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në komunën e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës të cilat për shkaqe të ndryshme kanë mbetur pa kryetarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori