LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: 110 qytetarë në bashkëpunim me SHBA janë kthyer në Kosovë nga Siria

Tahiri: 110 qytetarë në bashkëpunim me SHBA janë kthyer në Kosovë nga Siria

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se institucionet e vendit në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë arritur të kryejnë operacionin e filluar nga muaji tetor i vitit të kaluar për të kthyer nga vatrat e luftës në Siri, 110 qytetarë të Republikës së Kosovës.

Ministri Tahiri në një konferencë për media, ka thënë se si pjesë e këtij operacioni Qeveria e Kosovës ka qenë mjaft e suksesshme për të parandaluar pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës, në konfliktet e huaja.

“Sot në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një operacion tejet i rëndësishëm dhe shumë sensitiv ku Republika e Kosovës na bashkëpunim me SHBA ka kthyer nga Siria 110 qytetarë që kanë qëndruar në vatrat e luiftës. Si pjesë e këtij operacioni Qeveria e Kosovës ka qenë mjaft e suksesshme për të parandaluar pjesëmarrjen e qytetarëve tanë në konfliktet e huaja”, ka thënë ai.


Tahiri po ashtu tregoi se tash janë të angazhuar për të kthyer në vend edhe ata qytetarë të cilët kanë mbetur në vatrat e luftës.

“Institucionet tona kanë qenë të angazhuara për të marr përgjegjësit e tyre përball këtij realiteti. Nga tetori i vitit të kaluar kam qenë i ngarkuar nga kryeministri, Ramush Haradianj, që si ministër i Drejtësisë ta udhëheq këtë taks forcë ndër institucionale të përbërë nga Policia e Kosovës, Agjencia e Inteligjencës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe shumë institucione tjera të cilat kanë marr pjesë në këtë angazhim, dhe pa dyshim me përkrahjen e SHBA-së. Qëllimi ynë ka qenë i qartë që ata që kanë marr pjesë në këto zona të kthehen në vendin e tyre”, u shpreh Tahiri.

Qalaj: Arrestohen katër të kthyer nga Siria
Lexo po ashtu Qalaj: Arrestohen katër të kthyer nga Siria

Ai theksoi se të gjithë ata persona të cilët kanë qenë pjesëmarrës në vatrat e luftës, në zonat e konfliktit ose në çfarëdo organizate terroriste do të adresohen në vend, sipas ligjeve në fuqi.

“ Çdo pretendim që mund të ngarkohen personat që kanë qenë pjesëmarrës në vatrat e luftës, në zonat e konfliktit si dhe kanë qenë të përfshirë në çfarëdo organizate terroriste do të adresohen konform ligjeve në fuqi dhe për këtë institucionet e zbatimit të ligjit janë shumë të vendosura”, tha ndër të tjera Tahiri.

Ministri gjithashtu deklaroi se gratë e fëmijët të rikthyer në Kosovë, do të trajtohen, edukohen dhe shkollohen nga institucionet përgjegjëse në vend.

“Këto gra e fëmijë e kanë vendin në shkolla për tu edukuar për të ardhmen e tyre. Ne do të marrim kujdesin që ata të rehabilitohen dhe të integrohen duke u bërë pjesë e shoqërisë sonë. Shteti ynë nuk i braktis qytetarët tanë. Po ashtu dërgojmë një mesazh të qartë se shteti ynë nuk ka të bëj me radikalizmin”, tha ministri Abelard Tahiri, duke shtuar se nga krimet që janë bërë do të amnistohen të gjithë. /Telegrafi/