LAJMI I FUNDIT:

Qalaj: Arrestohen katër të kthyer nga Siria

Qalaj: Arrestohen katër të kthyer nga Siria
Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj /foto:Ridvan Slivova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tregoi se gjatë operacionit të suksesshëm kanë arritur që të kthejnë në Kosovë 110 qytetarë, prej tyre 4 luftëtarë, 32 gra, 74 fëmijë, përfshirë dhe 9 fëmijë që kanë humbur prindërit e tyre në luftë.

Qalaj, tha se të gjithë ata persona që kanë kryer krime lufte do të drejtohen para drejtësisë.


Qalaj po ashtu tregoi se katër persona të cilët dyshohen që kanë marr pjesë në luftën e Sirisë, iu është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh.

“Policia ka qenë pjesë përbërëse për kthimin e qytetarëve nga 110 shtetas kosovar, prej tyre 32 gra,  74 fëmijë përfshirë dhe 9 fëmijë që kanë humbur prindërit e tyre në luftë. Të gjithë persona që kanë kryer krime do të drejtohen para drejtësisë. Bashkëpunim i ngushtë në mes të institucioneve të vendit. Prokuroria dhe policia ka arrestuar katër luftëtarë të Kosovës dhe janë nën arrest për 48 orë. Në zonën e konflikti vazhdon të mbeten shtetas të Kosovës. Jemi duke punuar në identifikimin e tyre. Situata e përgjithshme në vend është e qetë dhe stabile. “, ka thënë Qalaj.

Drejtori Qalaj, tregoi edhe për ata qytetarët e Kosovës që kanë mbetur ende në zonat e luftës në Siri.

Ai tha se në bazë të shënimeve që i posedon në Siri kanë mbetur rreth 30 luftëtare, 49 gra dhe tetë fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori