LAJMI I FUNDIT:

“Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës”, të shtunën promovohet në librarinë “Altera” në Prizren

“Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës”, të shtunën promovohet në librarinë “Altera” në Prizren

Të shtunën, më 20 prill, promovohet libri i autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës”, në librarinë “Altera”, në Prizren, duke filluar nga ora 13:00. Me ketë rast, të gjithë lexuesit do ta kenë mundësinë ta kenë librin e nënshkruar nga vetë autori.

Në librin e botuar nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”, autori flet për një shqiptarin nga Prizreni, Destan Berishën, bazuar në arkiva të CIA-s dhe burime të tjera. Është ky një libër i rrallë biografik i ngjarjeve të kohës së luftës, që prek vitet 1943-45. Berisha, kishte luftuar me grupet nacionaliste gjatë këtyre viteve dhe më pas arrin të bëhet pjesë e CIA-s në një operacion sekret të amerikanëve për të rrëzuar Enver Hoxhën në Shqipëri.


Përveç ngjarjeve dramatike dhe me rreziqe, jeta e Destanit vazhdon me histori dashurie epilogu i së cilës përfundon me dhimbje.

Libraria “Altera” gjendet afër “Abi Qarshisë” në Prizren. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale

Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale

Kulture
Fuqia e fjalës së Fishtës në Kongresin e Manastirit dhe reagimi i hoxhës Hafiz Ibrahimi

Fuqia e fjalës së Fishtës në Kongresin e Manastirit dhe reagimi i hoxhës Hafiz Ibrahimi

Kulture
Kalo në kategori