LAJMI I FUNDIT:

Gjermania është problemi teknik për fillimin e bisedimeve në qershor për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Gjermania është problemi teknik për fillimin e bisedimeve në qershor për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se ekzistojnë pengesa teknike për marrjen e datës në qershor për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Midis 29 majit kur del rekomandimi dhe 19 qershori kur mbahet mbledhja, Bundestagu Gjerman ka vetëm një seancë, Bundestagu Gjerman në bazë të ligjit të Gjermanisë qeveria do të mund të merr mandat për t’i dhënë një shteti fillim bisedimesh dhe mbyllje bisedimesh në fund të procesit vetëm me vendim të Bundestagut”, deklaroi Bujar Osmani për “Tv21”.

Ai gjithashtu tha se Franca dhe Holanda janë vende që me hezitimet e tyre mund të ndikojnë në shtyrjen e Konferencës Ndërqeveritare pas dhjetorit. Deri më tani, Qeveria e Maqedonisë nuk ka njoftim për këtë, por nëse shtyhet ende, Osmani thotë se do të ishte një vendim politik për të shtyrë procesin e vendimmarrjes.


Osmani shtoi se në samitin e Berlinit që do të mbahet më 29 prill, së bashku me kryeministrin Zaev do të kenë mundësinë të takohen me kancelaren gjermane Angela Merkel, për t’i treguar asaj rëndësinë e vendimit të qershorit për Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori