Ministri i Financave, Bedri Hamza gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë pjesë në panelin ministror për politika fiskale të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Hamza gjatë prezantimit të të tij në panel, ka theksuar se Kosova që nga shpallja e pavarësisë prioritet ka pasur dhe mbetet rritja e nivelit të ulët të stokut të kapitalit publik të cilin vendi e ka trashëguar nga e kaluara.
“Duke pasur parasysh këtë prioritet, buxheti Kosovës për investime kapitale është mjaft i lartë si përqindje e Bruto Produktit Vendor por edhe si total i shpenzimeve. Për më tepër buxheti për investime kapitale sillet rreth 35 për qind e shpenzimeve të përgjithshme publike me një normë implementimi rreth 90 për qind, falë këtyre investimeve Kosova ka arritur të ketë një infrastrukturë bazike duke rritur stokun e kapitalit publik tani në 50 për qind e që është shumë pak më i ulët se sa në shtetet e rajonit që sillet rreth 60 për qind plus duke pasur parasysh që Kosova është shteti më i ri në Ballkan”, ka thënë Hamza, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, Hamza theksoi se sa i përket prioriteteve infrastrukturore fokusi ka qenë edhe në rritjen ekonomike.
“Mënyra e Financimit në Kosovë të investimeve publike të kapitalit përveç që është bërë dhe bëhet në masë të madhe nga buxheti i shtetit, Kosova ka edhe bashkëpunim të shumë të mirë me organizata të shumta ndërkombëtare të financimit, ku përmes marrëveshjeve këto organizata marrin pjesë në Investime kapitale e qe na ndihmojnë të arrijmë qëllimin e rritjes ekonomike dhe rezultate shumë pozitive sociale. Për të ndodhur kjo Ministria e Financave është kujdesur në të njëjtën kohë për ta pasur një kornizë të mirë të menaxhimin të investimeve publike e cila siguron një proces të duhur dhe transparent për përgatitjen dhe selektimin e projekteve me efekt kthimi në të mirë të publikut”, tha Hamza në fjalën e tij.
Në këtë panel, u prezantuan rezultatet e shteteve të tyre edhe ministrat e Japonisë, Indonezisë, Kanadasë si dhe nga Komisioni Evropian. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata – Auto Mita
Burimet e rinovueshme përbëjnë më shumë se 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në botë
Miratohet Projektligji për bankat, Murati: Synohet rregullimi i aktivitetit bankar e financiar
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Ladies Night me filmin “Back to Black“ me datë 9 Maj në Cineplexx Prishtina
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?