Pasi presidenti i Kosovës shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të vendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar menjëherë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve. Po bëhen gati një javë prej shpalljes së zgjedhjeve, por ende asnjë subjekt politik nuk ka paraqitur aplikimin për të çertifikuar pjesëmarrjen në këto zgjedhje.
Ditë më parë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi shpalli 19 majin datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme erdhi pas dorëheqjes që dhanë, në fund të nëntorit të 2018’ës, kryetarët e katër komunave më veri, si protestë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovine.
Tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bënë përgatitjet sipas planit operacional të miratuar nga ky komision, për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se që nga fillimi i afatit të aplikimit më 9 prill, deri tani askush nuk është paraqitur për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje.
“Mund të u konfirmoj se deri në këto momente që flasim nuk ka pasur ndonjë subjekt politik që ka paraqitur aplikimin për tu certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Sigurisht që ne presim deri në përfundimin e këtij afati, që është data 18 prill në ora 24:00 për të pranuar aplikime nga ana e subjekteve politike”, tha ai.
Ai sqaron se afati i aplikimit ka filluar që nga 9 prilli dhe do të mbyllet më 18 prill.
“Që nga 9 prilli ka filluar afati për aplikim i subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje në këto komuna. Ky afat do të përmbyllet me datë 18 prill, ne deri atëherë do të presim aplikimet e subjekteve politike të cilat duan të marrin pjesë në ndonjërën nga këto komuna apo në të gjitha komunat. Zyra e partive politike do t’i shqyrtojë të gjitha aplikimet të cilat do të paraqiten në këtë zyre dhe pastaj do të paraqesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rekomandimin për certifikim ose moscertifikim të ndonjë subjekti politik që aplikon”, tha ai.
Ndërkohë që afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar si vëzhgues në këto zgjedhje ka filluar më 9 prill e do të përmbyllet më 12 maj, dhe vetëm vëzhguesit e akredituar do të mund të vëzhgojnë këtë proces zgjedhor.
Sipas Elezit, deri tani nuk ka pasur ndonjë problem në organizimin e këtij procesi zgjedhor.
Ai thotë se për KQZ-në vëzhgimi i një procesi zgjedhor është thelbësor, pasi që konsiderojnë se në këtë mënyrë ndikon në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe akterëve të tjerë në procesin zgjedhor.
Vendimin e Thaçit për zgjedhje në veri e ka mirëpritur edhe shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj.
Kryeministri ka ftuar subjektet politike në Kosovë që të jenë pjesë e garës.
Ndërkohë, deri tani është raportuar që subjekti politik serb ‘Lista Serbe’, do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 19 majit, në veri të Kosovës.
Kujtojmë se KQZ edhe më parë ka organizuar zgjedhje në këto komuna, të fundit kanë qenë zgjedhjet lokale në tetor të vitit 2017. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City