LAJMI I FUNDIT:

FFK dënon Haxhi Nezirajn dhe Ansi Nikën për kartonët e kuq në derbi

FFK dënon Haxhi Nezirajn dhe Ansi Nikën për kartonët e kuq në derbi

Ansi Nika, futbollist i SC Gjilanit dhe Haxhi Neziraj, futbollist i FC Dritës janë dënuar me nga dy ndeshje mos lojë nga Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Të dy futbollistët u ndëshkuan me karton të kuq në duelin derbi të fundjavës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, i cili u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.


Nika u përjashtua nga loja në minutën e 16-të të ndeshjes, teksa kishte goditur qëllimisht pa top Liridon Lecin e Dritës.

Në anën tjetër Neziraj u largua nga loja në minutën e 43-të pasi që goditi pa top Endrien Maganin e Gjilanin.

Vendimet e Komisionit Disiplinor i gjeni më poshtë:

ANSI NIKA; lojtar i klubit të futbollit “GJILANI“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 0011341M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 7 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (goditje e qëllimshme e lojtarit kundërshtar pa top) në ndeshjen e javës së; XXV-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA, e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

HAXHI NEZIRAJ; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 009713M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 93 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq (goditje e lojtarit kundërshtar me grusht) në ndeshjen e javës së; XXV-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 07.04.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori