LAJMI I FUNDIT:

35 aksidente trafiku brenda 24 orëve

35 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 35 aksidente trafiku, ndërkaq janë shqiptuar 1 mijë e 197 tiketa.

Gjatë ditës së mërkurë, në Kosovë janë arrestuar 19 persona për vepra të ndryshme penale, 5 persona janë dërguar në mbajtje ndërkaq 2 në vuajtje të dënimit.


35 aksidente trafiku kanë ndodhur nëpër rrugët e Kosovës, ku 12 prej tyre kanë qenë me persona të lënduar dhe 23 pa të lënduar.

Për shkelje të rregullave në trafik, policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 197 tiketa. /Telegrafi/