LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Thaçi dhe Haradinaj kanë bërë pazarin për rrudhje-gërryerje të Kosovës

Kurti: Thaçi dhe Haradinaj kanë bërë pazarin për rrudhje-gërryerje të Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin e mbajtur në Gjakovë, ka thënë se nuk duan disiplinim e Qeverisë, por rrëzimin e saj.

Duke numëruar disa prej problemeve me të cilat sipas tij përballet Kosova, Kurti ka përmendur edhe punësimet që sipas tij janë duke u bërë nëpër poste publike.

“Ilaket në gazmende private e jo në poste publike”, ka thënë Kurti para të pranishmëve në Gjakovë, njofton Klan Kosova.


Ai më tej ka deklaruar se Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj kundërthëniet mes vete i kanë të kontrolluara.

“Thaçi e Haradinaj e kanë bërë pazarin përbashkët të rrudhje-gërryerjes të Kosovës. Njëri synon ta rrudhë vendin, tjetri ta gërryejë. Kundërthëniet e i kanë të kontrolluara e të kontrollueshme. Shteti i Kosovës ka rënë për tokë andaj edhe kërkesat e Serbinë për marrëveshje janë të mëdha”, ka thënë Kurti.

“Gjendja mund të ndryshojë dhe për këtë duhet të fillojmë me një qeveri të re që del nga zgjedhjet e reja dhe duhet mbarojë regjimi i vjetër i ‘Panhajnisë’ dhe i kleptokracisë”.

“Në politikë duhet të kesh ideale për vendin dhe të jesh shërbëtor për popullin. Të kesh ideale është të pranosh dhe të kuptosh se asgjë nuk fillon dhe nuk mbaron me asnjë prej nesh. Kosovën e kemi trashëgim nga gjaku i dëshmorëve dhe djersa e punëtorëve”.

Kurti ka theksuar se nga viti 2016 kur është vendosur kriteri i luftimit të korrupsionit nuk ka pasur asnjë rast të përfunduar të profilit të lartë.

“Në vend që prokurorët t’i ndjekin ministrat, kryeministri e përndoqi prokurorin Elez Blakaj. Sot çështja e aplikimit për statusin kandidat as që është në rend të diskutimit. Edhe kur nuk janë të këqij këta pushtetarë, janë të padijshëm. Partisë së Kryeministrit, e cila ju bashkua PDK në kapjen e shtetit nuk po i mungon korrupsioni, por nuk po i mungon as transparenca në korrupsion. Askush nga shoqëria civile nuk po ankohet në mungesë transparence”.

“Është kaluar të korrupsioni transparent. Vetëm Prokuroria nuk po sheh e nuk po dëgjon asgjë.. Në Kosovë investimet mezi e mbulojnë deficit tregtar. Në vend të ndonjë konference ndërkombëtare të donatorëve ne kemi nevojë për konferencë kombëtare të investitorëve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Lajme
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Vdekja e ish-ambasadores amerikane Kaidanow, Osmani: Ishte një mbështetëse e paepur e vendit tonë

Vdekja e ish-ambasadores amerikane Kaidanow, Osmani: Ishte një mbështetëse e paepur e vendit tonë

Lajme
Çka dihet për grupin e ri të afganëve në Kosovë?

Çka dihet për grupin e ri të afganëve në Kosovë?

Lajme
Çitaku: Hendeku mes VV-së e PDK-së është i thellë, preferojmë koalicion me opozitën

Çitaku: Hendeku mes VV-së e PDK-së është i thellë, preferojmë koalicion me opozitën

Politikë
Kalo në kategori