LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja vendos tarifa doganore për produktet evropiane

SHBA-ja vendos tarifa doganore për produktet evropiane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi se vendi i tij do të imponojë tarifa doganore për produktet e Bashkimit Evropian.

Trump në Twitter shkroi se BE-ja në tregti ka përfituar nga SHBA-ja dhe se kjo praktikë do të ndalet së shpejti.

“Organizata Botërore e Tregtisë konstaton se subvencionet e BE-së ndaj Airbus kanë ndikuar negativisht ndaj SHBA-së, e cila tani do të vë tarifa në vlerë prej 11 miliardë dollarësh për produktet e BE-së. BE-ja ka përfituar nga SHBA në tregti për shumë vite. Kjo do të ndalet së shpejti”, shkroi Trump, përcjell Telegrafi.


Ky vendim i presidentit amerikan erdhi pasi Zyra e Tregtisë së SHBA-së, e cila funksionon në kuadër të Shtëpisë së Bardhë, krijoi një listë të produkteve ndaj të cilave do të vendosen tarifa, në kundërpërgjigje të subvencioneve ndaj kompanisë Airbus.

Ndërkaq, Departamenti i Tregtisë, duke cituar si arsyetim mbështetjen financiare që BE i ofron kompanisë Airbus, i paraqiti Shtëpisë së Bardhë listën e shumë produkteve të importuara nga BE, përfshirë produktet që kanë të bëjnë me aviacionin, produkte të qumështit dhe verëra.

Sipas departamentit, subvencionet e BE-së për Airbus dëmtojnë SHBA-në me 11 miliardë dollarë në vit.

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer, tha se qëllimi përfundimtar i tyre është “të arrihet pajtim me BE-në lidhur me ndalimin e subvencioneve të pabalancuara që ofrohen për prodhimin e avionëve të mëdhenj civilë. SHBA mund të heqë sanksionet shtesë kur BE t’u japë fund këtyre subvencioneve të dëmshme”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori